Keni menduar ta takoni personin e zemrës online? Nëse jo, koronavirusi ju shtyn ta bëni

Shfrytëzojeni këtë mundësi!

Nga Class• 21 March 2020

Keni menduar ta takoni personin e zemrës online? Nëse jo, koronavirusi

Me gjendjen aktuale të COVID-19, gjithnjë e më shumë beqarë po i drejtohen takimeve në internet. Ndërkohë që vonesa në një takim mund të jetë zhgënjyese, na është dhënë mundësia unike për ta eliminuar atë.

Mund të ketë shumë përfitime nga njohja e njëri-tjetrit në distancë. Ne kemi nevojë “të zhytemi” pak më thellë e sidomos tani kur është e lehtë të ndihemi të vetmuar, të izoluar dhe të irrituar.

Është e rëndësishme të kujtojmë se lidhja njerëzore është ende e mundur gjatë distancimit shoqëror, megjithëse tani mund të jetë virtuale.

Keni menduar ta takoni personin e zemrës online? Nëse jo, koronavirusi

Aplikacionet për takime po shkarkohen nga shumë njerëz që janë izoluar në shtëpi. Kjo ka një anë shumë pozitive, siç është ajo e shmangies së pasigurisë që zakonisht ndodh gjatë takimit ballë për ballë.

"Biznesi ynë në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 20% gjatë dy javëve të fundit,"- i tha “The Times of London” Gillian McCallum, shefja ekzekutive e “Drawing Down the Moon”, një agjencie të specializuar në "krijimin e shoqërive të menjëhershme.

 “Çdo herë që ka një fatkeqësi, njerëzit fillojnë të mendojnë për faktin se janë beqarë dhe nuk duan të jenë më."- shtoi McCallum.

Keni menduar ta takoni personin e zemrës online? Nëse jo, koronavirusi

Në kohët kur njerëzit nuk mund të mblidhen dhe as të dalin në takime, Charmed e mundëson virtualisht këtë përmes Hinge dhe Tinder.

Kjo kohë e çmendur krijon një mundësi të re për njerëzit që të ndjekin lidhjen në mënyrën dixhitale. Kjo nuk ka pse të ndalojë përpjekjet tuaja për takim, pasi mund të jetë një fillim i përsosur.

"Tani, pa të shkuarit në zyrë ose darkat jashtë, koha është e bollshme," tha Sclamberg. Për disa, kjo mund të nënkuptojë një pauzë nga përpjekjet për të gjetur dikë, por nga ana tjetër, mund të jetë një kohë e përkryer për të takuar personin e duhur.

Keni menduar ta takoni personin e zemrës online? Nëse jo, koronavirusi

Nëpërmjet internetit, ju jeni në gjendje të komunikoni me dikë që përshtatet me kërkesat apo interest tuaja. Kjo është një mundësi e mirë për ata që ndihen nën presion gjatë takimit të parë fizikisht. Njerëzit mund të hapen më lirisht. Kjo mund të jetë një mundësi e mrekullueshme për të njohur karakterin e një partneri të mundshëm, çfarë vlerësojnë ata dhe nëse jeni një kombinim i mire apo jo.

"Kohët sfiduese kanë tendencë të zbulojnë personalitetin e vërtetë të një personi. A tregon sjellja e tyre se janë të kujdesshëm, të dhembshur dhe të aftë të mbajnë një sens humori?”- tha Alexis Sclamberg, trajnere e takimeve dhe marrëdhënieve.

Keni menduar ta takoni personin e zemrës online? Nëse jo, koronavirusi

Por si ta mbani gjallë lidhjen pa u takuar në jetën reale?

Së pari, siç rekomandon Sclamberg, është e rëndësishme që "të siguroheni të shihni fytyrat e njëri-tjetrit, rregullisht." Kjo mund të realizohet nëpërmjet një selfie apo me anë të videove të shkurtra.

“Unë i inkurajoj klientët të jenë kreativë. Lidhuni si zakonisht, bisedoni për pak dhe pastaj planifikoni të flisni përmes Skype-it derisa të jetë e sigurt të takoheni jashtë personalisht. Vetëm sepse nuk jeni ballë për ballë, nuk do të thotë se lidhja është më pak reale.”- tha Sclamberg.

Përdoreni këtë epokë në avantazhin tuaj.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon