Futbollisti shqiptar, i prekur nga koronavirusi: Kisha një javë që ndjeja simptoma

Tregon si e mori vesh

Nga Class 21 March 2020

Futbollisti shqiptar, i prekur nga koronavirusi: Kisha një javë

Fubollisti Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19. Lojëtari i Kosovës, tashmë qëndron në karantinë, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka treguar për Top Channel simptomat dhe momentin kur zbuloi se ishte prekur nga koronavirusi.

Futbollisti shqiptar, i prekur nga koronavirusi: Kisha një javë

“Deri tani jam mirë, më dhemb pak koka dhe fyti, por në përgjithësi jam shumë mirë. Pardje nuk kam qenë mirë, kisha probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë, por tani jam shumë mirë. Kisha probleme me fytin dhe fola me mjekët, më bënë testin dhe të martën në mëngjes mësova se jam pozitiv.

Nuk di nga kush e mora, besoj nga klubi duke luajtur. Kur e mora vesh isha pak në panik, se isha në shtëpi. Kjo është si një grip, por kisha frikë për prindërit, babai bëri testin dhe doli negativ. Po presim testin e të gjithë familjarëve të tjerë.

Kisha rreth një javë që ndjeja simptoma. Në fillim më dhimbte vetëm fyti, pak koka, nuk kisha aspak temperaturë. Doja shumë të flija dhe thashë do më kalojë. Por më pas ndjeva dhimbje te gjoksi dhe e kuptova se diçka nuk po shkonte mirë. Unë tallesha me shokët e ekipit që kam koronavirus, por rezultoi që kjo ishte e vërtetë. Të gjithë në klub janë testuar dhe ka dalë një tjetër pozitiv”, -është shprehur Mustafa.

Futbollisti shqiptar, i prekur nga koronavirusi: Kisha një javë

Ai ka shtuar se është vetëkarantinuar në shtëpi dhe ai qëndron i izoluar nga pjesa tjetër e familjes, për të mos i rrezikuar.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon