Reality show që po bën namin në Netflix, teksa të gjithë janë mbyllur në shtëpi

'Love Is Blind'

Nga Class 20 March 2020

A ka realisht një serial apo shfaqje televizive, që të na mbajë ngulur përpara televizorit me orë të tëra? Ne mendojmë që po dhe ju sugjerojmë të na bashkoheni në këtë propozim, pasi reality show që po bën namin në Netflix është thjesht për mos t’u humbur në ditët e izolimit në shtëpi!

Reality show që po bën namin në Netflix, teksa të

“Love Is Blind” është një reality show (nga ata të vërtetët) i cili është konsideruar si “pseudo eksperiment” dhe bën bashkë një grup të rinjsh single rreth moshës 20 deri në 30 vjeç, të cilët potencialisht mund të çiftohen me njëri-tjetrin, por a mund të bëhen bashkë dy njerëz që nuk janë parë me njëri-tjetrin? A është vërtetë e verbër dashuria?

Reality show që po bën namin në Netflix, teksa të

Të bukur fizikisht apo jo, ky është një shqetësim që mbetet jashtë ekuacionit sepse këto marëdhënie do të krijohen mbi forcën e komunikimit! Siç duket, gjërat janë pak teori dhe shumë aksion në këtë reality show.

Reality show që po bën namin në Netflix, teksa të

Mund të themi që “Love Is Blind” është ristrukturimi i “The Bachelor”, por nuk është një “dating show” tradicional dhe gjithashtu nuk është një dokumentar i mirëfilltë që studion sjelljet njerëzore.

Reality show që po bën namin në Netflix, teksa të

Në një mënyrë ose në një tjetër, kjo shfaqje televizive “vë në rrezik” dhe sjell pasiguri në lidhjet afatgjata, duke ngritur në piedestal shpërthimin e shpejtë të një pasioni intensiv dhe të zjarrtë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon