Aurela Gaçe, e vetizoluar, tregon historinë e trishtë: Jua them unë çfarë është karantina e vërtetë

Ja ç’është karantina e vërtetë

Nga Class• 17 March 2020

Aurela Gaçe, e vetizoluar, tregon historinë e trishtë: Jua them

Aurela Gaçe ndan rrallë histori të trishta nga jeta private, edhe për shkak të natyrës pozitive dhe energjike që e karakterizon gjithmonë, por e sotmja, më shumë se një histori e trishtë e saj, është edhe një mesazh i ndjerë të cilin ajo ua nis të gjithë miqve virtualë për të dhënë kurajë se gjithçka po kalojmë në kët moment është e përkohshme. Dhe, ç’është më e rëndësishme, gjithçka bëhet në emër të jetës.

Jo një ditë, jo një javë, as një muaj, por plot gjashtë muaj i është dashur këngëtares që të kalojë në regjim, në karantinë, siç e quan ajo, derisa shtrëngoi në krahët e saj vogëlushen Abigail. Nuk ka qenë e lehtë, pa dyshim, por as e pamundur. Sepse Aurela, ashtu si duhet të bëjmë ne sot, luftoi në emër të jetës.

Sot, Aurela dhe grupi i saj, të cilët kanë qenë në udhëtim, po kalojnë ditët në vetizolim, derisa të dalin dhe të qëndrojnë pranë familjeve të tyre.

Aurela Gaçe, e vetizoluar, tregon historinë e trishtë: Jua them

Pas kësaj historie, askush nuk ka më fjalë për të thënë:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mbasnekohe#Nuk kam publikuar asnjehere foto nga "ditet e karantines time " qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte. Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja....por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane "-i thosha" . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne. Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s'mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera....nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes. Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital. Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete "karantinim" ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s'kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te "JETËS" . E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t'u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim.😭 Prandaj, durim o miq, ne emer te "JETËS" !

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

Mbasnëkohe# Nuk kam publikuar asnjëherë foto nga "ditët e karantinës sime" që zgjati 6 muaj e gjysmë, gjatë kohës që prisja vajzën e dytë.

Fotoja e parë është gjatë kohës kur numëroja javët e fundit, teksa mundoheshim me mjekët që të arrinim të preknim muajin e 9-të. Periudha me vigona nëpër duar ishte 6-javore, e sigurisht as ulur nuk mund të qendroja.... por periudha përpara ishte gjithashtu shumë e vështirë. Mjekët më dhanë urdhër të qëndroja në shtrat në mënyrë absolute qysh kur zbuluam shtatzëninë. Mendojeni pak, jo 1 ditë, jo një javë, jo një muaj. Nuk dihej sa mund të vazhdonte rreziku, kështu që isha e detyruar për shëndetin e jetën e asaj krijese që po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte të flinte me mua, ta merrja në krahë, të luanim siç ishim mësuar të bënim çdo ditë. Unë, sigurisht, nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami të ngre në krahë, ose pa dashje ti mund të godasësh barkun, nëse fle me mamin, atëherë do lëndojmë motrën ose vëllanë”,- i thosha. Ajo mundohej të kuptonte, paçka se ishte vetëm 4 vjeç. Më puthte, mua edhe barkun, aty ku, paçka se nuk e shikonte, e dinte se po vinte një jetë e re. Ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne.

Në foton e dytë, ishte momenti që do të shkonte me gjyshen e saj në plazh në javët e verës, e une s'mundesha të isha me të as për ta përcjellë tek dera, e as ta puthja e ta përqafoja për javë të tëra.... ndërkohë që mami im ishte në shërbimin tim gjithë kohës.

Gjatë kohës së rrezikut, arrita vetëm për 2 muaj e pak që të ngrihesha e të kisha aktivitet, pastaj siç e shikoni, në spital.

Në atë kohë, as nuk postoja gjë, as i tregoja këto. A mërzitesha? A qaja? Sigurisht që po, por arsyeja pse po e kaloja këtë "karantinim" ishte vetëm e vetëm për jetën e re që po vinte në familjen tonë. Ju sot, mund të luani brenda shtëpisë, të gatuani, kërceni etj. etj., por ka gra, të cilat s'kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjëëë nga këto, në emër të "JETËS" .

E ndërkohë që ju vazhdoni t’i përqafoni fëmijët, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t'u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe 10 ditë, pasi jemi vetizoluar për shkak se kemi qenë në udhëtim. Prandaj, durim o miq, në emër të "JETËS".

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon