Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në qendër të Tiranës

Këtu ku duhet të jesh edhe ti

Nga Class 7 March 2020

Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në

“Një grua është si një bustinë çaji – nuk mund të thuash sa e fortë është derisa provon në ujë të ngrohtë...”

Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në

“I dont take coffee, i take Tea my dear” shkruante mbi notat e “Englishman in New York” Sting atëherë kur bota kishte filluar të kuptonte vlerën e çajit dhe vetitë shëndetësore që vinin prej tij.

Sot, shumë vite më vonë, është rikthyer e njëjta ndjesi jo vetëm për të treguar vlerat e një shoqërie aristokrate siç bënte çaji dikur, por edhe për të kuptuar se jeta e shëndetshme e ka zanafillën te natyra. Nëse kjo e fundit na i servir pa “zgjedhur” produktet e saj, kush jemi ne që t’ia ndryshojmë?

Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në

Studimet, në kohë në ndryshme, kanë dalë në konkluzione të ndryshme për efektet e çajit, por ajo që mbetet e pandryshuar në çdo hulumtim është ndikimi që ka çaji në organizmin e njeriut, madje edhe në gjendjen shpirtërore të tij.

Thuhet se njerëzit që janë mësuar të pijnë çaj janë gjithmonë kreativë, energjikë dhe pozitivë. Studimet kanë arritur në përfundimin se, të paktën një filxhan çaji në ditë rrit përqëndrimin dhe ul nivelet e stresit në mënyrë permanente.

Të gjitha këto efekte tani mund t’i merrni lehtësisht edhe në Tiranë. Një qytet i gjallë që nuk e ka shumë traditë çajin, prej pak kohësh ka nisur të ndiejë dhe kuptojë se aristokracia nuk e ka pasur aspak gabim këtë “çelës” të jetës së shëndetshme.

Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në

Bar & Shop Brand BUKU është një vend special në Tiranë që mund ta konsideroni si shtëpinë e qetësisë dhe të çajit magjik. Ka një simbiozë të natyrshme që vjen nga kultura e largët e Amerikës Latine. Paraguaj, një prej zonave që prodhon çaj bimor me efekte të jashtëzakonshme në shëndet, ka nisur distribucionin në Shqipëri përmes BUKU.

Kompania, edhe pse importon nga Paraguaji çaj natyral që garanton 100 për qind natyralitet, ka hedhur në treg një produkt shqiptar.

Bar & Shop Brand Buku funksion si dyqan, por dhe si bar për të shijuar çajrat dhe shijet fantastike. 25 shkurti përkoi me eventin e përurimit në këtë ambient të ri në Tiranë te Kalaja e Tiranës dhe tashmë është një hapësirë e sigurt për pasditet çlodhëse, për të degustuar shije te ndryshme.

Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në

Të pranishëm ishin personazhe të njohur nga bota e showbiz-it, personazhe të dashuruar me çajin dhe shijen e tij unike. Jonida Maliqi, një nga adhurueset e çajit, këtu provon vazhdimisht shije të reja, të cilat ofrohen si në shtëpi.

Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në

Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në

Mund të keni dëgjuar për çajin e veçantë që vjen nga shafrani apo nga gjethja e veçantë e mentes së Paraguajit, apo ajo e gjethes së limonit me boronicë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Buku_Brand_Of_Tea (@buku_brand) on

Ka një lloj çaji për secilin prej jush. Mund të zgjidhni shijen tuaj të preferuar ose atë për të cilin organizmi juaj ka nevojë, mes llojeve të shumta, si: Boldo & Senn (i cili është çaj dobësimi), Detox Mint, Green Tea Moringa, Kanellë, Sangre de Grado, Fara e Avokados, Eukalipt Mentol, Herbal Mint, Stevia (që është një ëmbëlsues natyral), Boronicë, Lemon Leaves etj.

Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në

Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në

Secili prej çajrave ka veti specifike kurative që sjellin përfitime të shumta për shëndetin tuaj. Për të gjetur atë që ju nevojitet klikoni këtu. Çajrat mund t'i blini online në www.buku.al

Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në

Buku sjell te ju shijen e vërtetë të çajit!

Isha në një shtëpi aromash e shijesh unike… në

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon