Projekti i fundjavës: Qerpikë të gjatë dhe voluminozë me produkte natyrale

Disa truke të thjeshta

Nga Class 6 March 2020

Projekti i fundjavës: Qerpikë të gjatë dhe voluminozë

Vaji i ullirit, kokosit apo bajames janë shumë të përdorur për rritjen dhe forcimin e qerpikëve. Apliko disa pika në qerpikë dhe laji pas 5 minutash. Nëse aplikohet rregullisht, pas 4-javësh mund të vëresh ndryshimin.

Vazelina apo “castor oil” gjithashtu stimulon rritjen e qerpikëve. Ato gjithashtu veprojnë si hidratues dhe parandalojnë këputjen. Aplikoje para se të flesh dhe shpëlaji qerpikët në mëngjes.

Suplemente si vitamina B, E dhe D gjithashtu i mbajnë qerpikët të fortë dhe të shëndetshëm. Aplikoni disa pika me anë të një furÒ«e.

Ka shumë rimele në treg që pretendojnë për një efekt zgjatës dhe voluminoz të qerpikëve, por të paktë janë ata që vërtet e arrijnë këtë efekt. Òªdo efekt varet nga rimeli i zgjedhur, marka, cilësia dhe forma e furÒ«ës.

Projekti i fundjavës: Qerpikë të gjatë dhe voluminozë

Një zgjedhje e mirë do ishte përdorimi i një rimeli që përmban serum, i cili do të forcojë qerpikët e do t’i bëjë më të gjatë e voluminozë.

Forma e furÒ«ës ka shumë rëndësi, sepse ajo tregon se si do duken qerpikët e tu. Mund të zgjedhësh krehër apo furÒ«a të ndryshme për qerpikët poshtë e lart apo opsione të tjera.

Shmang përdorimin e rimelit kundër ujit, sepse është më i vështirë për t’u pastruar dhe mund të rrezikosh këputjen e qerpikëve.

Mos harro qerpikët e poshtëm! Ato janë pika e fundit e make-up-it, por jo më pak e rëndësishmja.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon