Jennifer Lopez nuk nxiton për t'u martuar me Alex Rodriguez, zbulon arsyen

Dasma për Jennifer-in pret

Nga Class 2 March 2020

Jennifer Lopez nuk nxiton për t'u martuar me Alex Rodriguez, zbulon
Jennifer Loppez dhe Alex Rodriguez u fejuan në mars të 2019-ës, pas dy vitesh që dilnin bashkë. Çifti shfaqet i lumtur krah njëri-tjetrit në videot që postojnë në Instagram. Rodriguez i ka premtuar vetes se do të jetë gjithmonë fansi dhe mbështetësi numër një i saj.

Jennifer ka treguar për “People”, teksa fliste me Oprah Winfrey, disa detaje të reja në lidhje me dasmën e tyre. “Unë i thashë se nëse ne do të jemi bashkë për pjesën tjetër të jetës, atëherë pse nxitohemi? Nëse kjo është ajo që vërtet do të bëjmë, nëse do të jemi vërtet partnerë, nëse vërtet do të përpiqemi të ndërtojmë diçka bashkë, që nuk e ka pasur kurrë asnjëri prej nesh, një familje me një burrë dhe një grua, si dhe një mama dhe një baba, që do të bashkojnë të gjithë fëmijët, pse të nxitojmë? Ne do t’u tregojmë atyre se kjo është diçka që nuk e kishim”,- kanë qenë fjalët e Jennifer-it.
Jennifer Lopez nuk nxiton për t'u martuar me Alex Rodriguez, zbulon
Pavarësisht se Lopez nuk shprehet shpesh me “Pse të nxitojmë?”, ajo ka treguar se kur u fejua me Rodriguez, gjëja e parë që tha ishte se do të martoheshin brenda pak muajsh.

Të gjitha mendimet e vjetra të kthehen mbrapsht, përfshirë dhe të gjitha rastet romantike të pashpresa që më bënë të martohesha tri herë”,- ka thënë ajo.

Por e dini se çfarë ka thënë Rodriguez në lidhje me martesën?
Çfarëdo që të duash të bësh, ne mund të flasim për të”,- kanë qenë fjalët e tij.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon