Vetëm pak ditë pasi konfirmuan lidhjen, Dafina dhe Dj Geek i japin fund romancës?

Dafi dhe Dj Geek i jep fund lidhjes së dashurisë

Nga Class• 29 February 2020

Vetëm pak ditë pasi konfirmuan lidhjen, Dafina dhe Dj Geek i japin

“Jam e dashuruar me muzikën…” nuk është një shprehje klishe për shumë këngëtarë dhe muzikantë të njohur që të gjithë energjinë e tyre ia falin pasionit dhe, shpesherë edhe qëllimit të tyre të jetës. Duke qenë të dashuruar me çdo varg që shkruajnë e me çdo notë që këndojnë,  duket sikur për një pjesë të mirë të artistëve është i vështirë të vendoset ekuilibri universal i dashurisë – mes profesionit dhe jetës private.

Për Dafina Zeqirin, në fakt, duket se të qenit e dashuruar ka qenë ogur, frymëzim, ndjenjë dhe pas tyre “përkthimi” ishte hite muzikore. Por nuk shkon gjithmonë kështu…

Pas disa hiteve muzikore që këngëtarja e njohur shqiptare hodhi në treg në bashkëpunim me Dj Geek, u mësua që dy artistët kishin nisur një romancë. Nuk kaloi shumë kohë dhe në fotot respektive që postonin në profilet e tyre, Dafi dhe Dj i njohur nuk ia kursenin njëri-tjetrit fjalët ledhatuese, puthjet dhe zemrat. Dyshimet kishin nisur, çifti kishte nisur një romancë…

Vetëm pak ditë pasi konfirmuan lidhjen, Dafina dhe Dj Geek i japin

Megjithëse nuk shpëtoi nga lajmet, shpeshherë edhe spekuluese në portale, Dafina, me një foto të ëmbël me Dj Geek, pranoi lidhjen e dashurisë zyrtarisht pak ditë më parë. Me një dedikim për partnerin dhe bashkëpunëtorin e saj, Dafi konfirmoi lidhjen e re për të gjithë miqtë virtualë…

Fatkeqësisht, me sa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë. Nga ç’kemi vënë re së fundi, fotoja e çiftit, tashmë është zhdukur nga Instagrami dhe gjithashtu, edhe komentet e ëmbla apo dedikimet që dy artistët i bënin njëri-tjetrit. Vetëm një javë më parë, një deklaratë dashurie e tashmë, çdo fjalë e ëmbël, koment apo emoji është zhdukur. Çfarë mbetet të mendojmë: mbaroi me kaq?  

Vetëm pak ditë pasi konfirmuan lidhjen, Dafina dhe Dj Geek i japin

As këtë herë nuk munguan spekulimet nëpër portale. Mes shumë shkrimeve, thuhet edhe se Dafina nuk e ka bërë lidhjen publike më herët nga meraku se mos diçka nuk shkonte mirë, apo sepse ndoshta bashkëpunimi mes tyre është ndërprerë dha tashmë gjithçka ka mbetur pas. Nuk është e thënë që të ecë gjithmonë mirë raporti lidhje profesionale – lidhje private, por kush e di që edhe Dafinës i ka ndodhur kështu?

Nuk dihet ende asgjë zyrtare për momentin. Pritet që vetë Dafi të tregojë çfarë po ndodh me jetën e saj private. Ndërkohë, ne vazhdojmë të presim projektin e saj të radhës në muzikë …

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon