Selena Gomez thotë se ndihet e çliruar nga historia me Justin Bieber

E shprehu hapur!

Nga Class 28 February 2020

Selena Gomez thotë se ndihet e çliruar nga historia me Justin Bieber

Historia e Selenës me Justin na ka shoqëruar për vite me radhë, duke na lënë me shpresën se ata do të bashkoheshin përsëri një ditë. Kjo derisa Bieber vendosi të martohej me Hailey Baldwin. Selena ka qenë bashkë me Bieber-in për shtatë vite, duke marrë parasysh të gjitha uljet dhe ngritjet mes tyre. 

Selena Gomez thotë se ndihet e çliruar nga historia me Justin Bieber
Së fundmi, Selena ka thënë se ka përjetuar abuzim emocional me të, por e ka lënë të gjithën pas krahëve  dhe është jashtëzakonisht e çliruar.

Selena Gomez thotë se ndihet e çliruar nga historia me Justin Bieber

Sipas  ‘Us Weekly’, me lançimin e albumit të saj të ri, Selena pati mundësinë të hiqte shumë nga supet e saj dhe e ka mbyllur ‘kapitullin e jetës me Bieberin’.  Burimi u shpreh se: "Ajo e adhuron të ketë mundësinë për të treguar të vërtetën e saj përmes artit të vet dhe sipas mënyrës së saj. Kjo arritje ka kërkuar shumë disiplinim dhe forcë për të kthyer shëndetin e saj mendor në një gjendje të mirë”.
 
Edhe pse aludohet se ajo mund të jetë në një lidhje me Niall Horan ose me ishin, Samuel Krost muajt e fundit, Selena thjesht po fokusohet tek vetja dhe qëllimi është që ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon