Pranoi publikisht lidhjen me Robertin, modelja reagon pas akuzave: Nuk e shkatërrova unë martesën

Shkatërroi martesën e Robertit?

Nga Class 26 February 2020

Pranoi publikisht lidhjen me Robertin, modelja reagon pas akuzave: Nuk e

Deklarata publike e Jessica Kadiut një ditë më parë shqërua me zhurmë në rrjet, aq sa fansat e Robertit apo edhe të Norës nisën akuzat ndaj modeles duke e parë si shkaktare të prishjes së martesës së çiftit të njohur, që i dhanë fund lidhjes së tyre 13-vjeçare.

Pranoi publikisht lidhjen me Robertin, modelja reagon pas akuzave: Nuk e

Në llogarinë e saj në Instagram, Jessica pranoi lidhjen, por njëkohësisht edhe ndarjen nga Robert Berisha. Edhe pse sqaroi arsyet e ndarjet, Jessica nuk i ndali dot akuzat apo sulmet virtuale për prishjen e martesës së dy këngëtarëve.

Për këtë arsye, Jessica ka bërë edhe një postim tjetër përmes të cilit sqaron të gjithë ndjekësit e saj virtualë se ajo dhe Roberti kanë qenë bashkë kur aid he Nora i kishin dhënë fund martesës së tyre.

Pranoi publikisht lidhjen me Robertin, modelja reagon pas akuzave: Nuk e

Doja të bëja të qartë një gjë përpara se të ketë vend për më shumë gjykim: Unë NUK prisha një martesë. Unë NUK kam prishur familje. Marrëdhënia ime me Robertin filloi pasi ai dhe ish-gruaja e tij i dhanë fund martesës së tyre. Jam rritur nga një familje e bukur që ka moral dhe respekt dhe më kanë mësuar të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë të gjykoni, mbani mend se kjo është e gjitha një situatë, mbase askush nga ju nuk do ta kuptojë ndonjëherë dhe kjo është në rregull, por unë po ju kërkoj të gjithëve të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të rreme.

Lexo edhe:

Modelja shqiptare pranon publikisht lidhjen me Robert Berishën: Nuk mund të jetoj një gënjeshtër

Pranoi publikisht lidhjen me Robertin, modelja reagon pas akuzave: Nuk e

Pranoi publikisht lidhjen me Robertin, modelja reagon pas akuzave: Nuk e

Pranoi publikisht lidhjen me Robertin, modelja reagon pas akuzave: Nuk e

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon