Besi tregon si ka ndryshuar jeta në çift pas ardhjes së Ajkës

Po planet për një fëmijë tjetër?

Nga Class 23 February 2020

Besi tregon si ka ndryshuar jeta në çift pas ardhjes së

Dy vite më parë, Besi dhe Xhensila ishin të pranishëm në “Dua të të bëj të lumtur”, ku edhe pse e dinin që Ajka ishte rrugës, asokohe nuk thanë gjë publikisht. Dje Besi u rikthye në emision, kësaj radhe si një baba i përkushtuar dhe i gatshëm të flasë hapur për eksperiencën me vajzën e tij, Ajkën. Siç tregon ai, pas ardhjes së Ajkës në jetë, ai ndihet shumë i pasur.

Besi tregon si ka ndryshuar jeta në çift pas ardhjes së

“Njeriu duhet të mbushë shpirtin dhe jo të mbushë ditën. Kështu që sot jam realisht shumë i pasur në shpirt, jam shumë i pasur në dashuri”, -është shprehur Besi në lidhje me Ajkën.

Besi tregon si ka ndryshuar jeta në çift pas ardhjes së

Po jeta në çift si ka ndryshuar pasi Besi dhe Xhensila u bënë prindër?

“Patjetër që ndryshojnë gjërat. Ti je pak më i kushtëzuar, përkushtimi duhet të jetë pak më i madh. Por, mbi të gjitha ka rëndësi harmonia. Ajo ngrohtësia kur ne ulemi tek oxhaku me Xhensilën, kemi edhe Ajkën dhe themi: “Çfarë paskemi humbur!” –ka rrëfyer ai.

Besi tregon si ka ndryshuar jeta në çift pas ardhjes së

Për sa u përket planeve për një fëmijë tjetër, Besi ka treguar se aktualisht janë duke shijuar Ajkën.

“Për momentin jemi me Ajkën dhe t’i marrim ajkën Ajkës dhe pastaj të nisim kajmakun”, -është shprehur me humor Besi.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon