Kıvanç Tatlıtug feston 4-vjetorin e martesës, fansat përsëritin të njëjtën pyetje

Kur do të bëhet baba?

Nga Class• 19 February 2020

Kıvanç Tatlıtug feston 4-vjetorin e martesës, fansat

Në një ceremoni private, por të kuruar deri në detaje, gjithçka e personalizuar për të dhe bashkëshorten e ardhshme, më 19 shkurt të 4 viteve më parë aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtug, i dha fund beqarisë. Pas lidhjes më shumë se 2-vjeçare me stilisten BaÅŸak Dizer, të gjithë miqtë dhe të afërmit e artistit u bashkuan në Ambasadën turke në Paris për të dëshmuar celebrimin e Kivanc në vitin 2016. (lexo ketu)

Kıvanç Tatlıtug feston 4-vjetorin e martesës, fansat

Sot, katër vjet pas ceremonisë romantike, po aq romantike janë edhe fotot e publikuara në rrjet me rastin e përvjetorit të martesës së çiftit të famshëm. Gjatë këtyre viteve, për Brad Pitt-in e Turqisë nuk janë munguar komentet edhe sa i përket martesës, madje ka pasur shpeshherë edhe aludime se martesa është në krizë. Shkak për këtë është bërë fakti që stilistja nuk është gati për të sjellë në jetë një fëmijë. Ajo është ende e fokusuar te karriera dhe dëshiron që ky moment të vijë në një kohë më të vonë. Po kur është më vonë? Kjo është pyetja që fansat vazhdojnë t’i bëjnë çiftit pas 4-vjetësh.

Kıvanç Tatlıtug feston 4-vjetorin e martesës, fansat

Megjithatë, BaÅŸak Dizer vazhdon të postojë foto në profilin e saj në Instagram, nga organizimet, projektet e saj, por edhe ato të bashkëshortit, gjë që tregon se gjithçka mes tyre shkon mjaft mirë.

Kıvanç Tatlıtug feston 4-vjetorin e martesës, fansat

Asnjë prej të dyve nuk e ka uruar ende partnerin në profilin publik, por me qindra urime kanë vërshuar në rrjet nga fansat e dy artistëve, të cilët i urojnë çiftit të jenë gjithmonë të lumtur dhe nuk harrojnë t'i bëjnë të njëjtën pyetje: Kur do të bëhen me bebe?

Kıvanç Tatlıtug feston 4-vjetorin e martesës, fansat

Lexo edhe:

Kıvanç TatlıtuÄŸ i jep fund beqarisë… zyrtarisht, ja detajet e dasmës romantike 

Kıvanç Tatlıtug feston 4-vjetorin e martesës, fansat

Kıvanç Tatlıtug feston 4-vjetorin e martesës, fansat

Kıvanç Tatlıtug feston 4-vjetorin e martesës, fansat

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon