‘Jam i zhgënjyer, dhashë gjithçka që kisha’, këngëtari i famshëm lë në mes koncertin

Elton John

Nga Class• 17 February 2020

‘Jam i zhgënjyer, dhashë gjithçka që kisha’,

Këngëtari i famshëm britanik Elton John ndërpreu koncertin në mes në Zelandën e Re, për shkak se humbi zërin e nuk mundi të vazhdonte të këndonte. 72-vjeçari ishte në mes të koncertit në kuadër të turneut “Yellow Brick Round”, kur papritur u gjend pa zë në mes të publikut.

Mes lotësh, John u shpreh se nuk mund të vazhdonte dot më: “Kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj. Më duhet të shkoj. Më vjen keq”, – tha ai duke marrë reagimin e menjëhershëm të publikut.

‘Jam i zhgënjyer, dhashë gjithçka që kisha’,

Publiku e përcolli këngëtarin me duartrokitje dhe brohoritje të mëdha, ndërsa John, me ndihmën e asistentëve, u largua nga  skena në Oakland.

Në  një  postim në  profiling e tij në  Twitter, John shkroi: “Unë këndova dhe dhashë zemrën, derisa humba zërin. Jam i zhgënjyer, thellësisht i mërzitur. Dhashë gjithçka që kisha”.

‘Jam i zhgënjyer, dhashë gjithçka që kisha’,

Më vonë, në një postim tjetër, këngëtari tha se ishte diagnostikuar me pneumoni, por kishte vendosur që të merrte pjesë në koncert.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncert sonte. U diagnostikova me pneumoni, por isha i vendosur për t’ju dhënë shfaqjen më të mirë”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon