Pantallonat e lëkurës në 2020-ën mund të vishen ditën dhe natën, në punë e në festë
Modelet elegante

Një nga qëllimet që, me siguri, edhe ju i keni vënë vetes për Vitin e Ri, është ndryshimi i gardërobës. Zakonisht, një veshje e sigurt janë xhinset blu dhe pantallonat e zeza për në punë, por një prirje që u ka rënë në sy të gjithëve këtë vit janë pantallonat e lëkurës.

Duket si një zgjedhje e guximshme, por në fakt, është fare e thjeshtë për t’u kombinuar me pothuajse çdo gjë, plus, ju mund t'i habitni koleget në zyrë apo mikeshat në mbrëmjet jashtë. Nëse jeni në kërkim për një palë pantallona lëkure, atëherë jeni në fat.

Që nga modelet 'skinnies', ato me shkëlqim, deri tek opsionet më moderne, këtu keni një larmi stilesh e zgjedhjesh. Shikoni cili mund të jetë stili juaj dhe bëni kombinimet.











































