Historia e dy motrave me aftësi ndryshe që përloti Arbana Osmanin në emision

Nga Class• 15 February 2020

Historia e dy motrave me aftësi ndryshe që përloti Arbana Osmanin

Sot në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e dy motrave me aftësi të veçanta, Desjanës dhe Xhuljanës. Një histori sa e dhimbshme, aq edhe frymëzuese që përloti shumë njerëz, përfshirë edhe vetë Arbanën, e cila ndonjëherë e ka të pamundur t’i mbajë lotët.

Kur ishin në 9-vjeçare, pas disa komplikimeve shëndetësore dhe analizave të vazhdueshme, mjekët zbuluan se motrat vuanin nga një sëmundje e rrallë, e pashërueshme. Kjo sëmundje prekte trurin dhe shtyllën kurrizore, duke u shkaktuar vajzave komplikacione në të ecur. Pavarësisht problemeve që kishin, motrat nuk u dorëzuan asnjëherë dhe ishin të vendosura që të përballonin çdo pengesë.

Historia e dy motrave me aftësi ndryshe që përloti Arbana Osmanin

Redaksisë së programit i kishte shkruar Blerina, shoqja e ngushtë e motrave, por në studio kishin ardhur edhe shokët e klasës bashkë me mësuesit e shkollës “Vath Koreshi” në qytetin e Lushnjës. Ata kishin menduar që të surprizonin të gjithë së bashku Desjanën dhe Xhuljanën. Po ashtu, ata ishin aty për t’u treguar motrave se nuk janë vetëm.

“Unë jam shoqja juaj që prej 12 vitesh dhe dua t’ju falenderoj, sepse më keni mësuar shumë gjëra, jo vetëm mua, por të gjithëve ne. Jam shoqja juaj e ngushtë dhe do të vazhdoj të jem, prandaj mos kini turp nga fjalët që thonë të tjerët. Duhet të vazhdoni jetën!” -është shprehur Blerina.

Gjatë bisedës motrat rrëfyen gjithë vuajtjet, vështirësitë, madje edhe paragjykimet më të cilat u është dashur të përballen shpesh.

Për t’u lehtësuar paksa lëvizjen në qytet vajzave, programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me fondacionin “Golden Eagle” i dhuruan një makinë të re familjes së tyre.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon