Të ftuarit e famshëm që do të jenë në dasmën e Princeshës Beatrice

Kush janë?

Nga Class• 14 February 2020

Të ftuarit e famshëm që do të jenë në dasmën

Princesha Beatrice shpalli fejesën me Edward Mapelli Mozzi-n vitin e kaluar. Megjithatë, çifti u detyrua t’i shtynte festimet për shkak të skandalit të të atit të Beatrice-s, Princit Andrew. Pak ditë më parë, ata bënë publike detajet nga dasma dhe datën kur pritet të mbahet eventi, 29 maj të këtij viti.

Të ftuarit e famshëm që do të jenë në dasmën

“Shkëlqesia e saj, Mbretëresha ka dhënë miratimin për ceremoninë që do të mbahet në The Chapel Royal, St James’s Palace”, -thuhej në njoftimin zyrtar të Pallatit Mbretëror, “Ceremonia do të ndiqet nga një pritje private, që do të mbahet nga Mbretëresha, në kopshtet e Buckingham Palace.”

Të ftuarit e famshëm që do të jenë në dasmën

Me sa duket, në ceremoni do të jenë të pranishëm edhe shumë emra të njohur. Nga James Blunt dhe Ayda Field, deri tek Ellie Goulding dhe Robert De Niro.

Megjithatë, një ndër njerëzit më të rëndësishëm në dasmë do të jetë Wolfie, i biri i Edward Mapelli Mozzi-t me ish-in e tij, arkitekten amerikane, Dara Huang.

Të ftuarit e famshëm që do të jenë në dasmën

Së shpejti një tjetër dasmë në familjen mbretërore. Unaza dhe detajet nga propozimi

U shty disa herë pas skandalit të të atit, tanimë ka një datë për dasmën e Princeshës Beatrice

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon