I dha fund lidhjes treshe, Egla Harxhi: Si është e vërteta e ndarjes me Alexandre

Jemi të rritur dhe të civilizuar

Nga Class 13 February 2020

I dha fund lidhjes treshe, Egla Harxhi: Si është e vërteta e

Ka qenë gati si një histori filmash ajo e ish-Miss Shqipërisë 2007, Egla Harxhi dhe raportin e saj me dy partnerë. Është komentuar gjatë në media marrëdhënia e saj e pazakontë, e cila prej disa kohësh nuk funksionon më. Në fillim, nga lidhja e trefishtë u largua Alesia dhe pak kohë më vonë, Egla pranoi publikisht edhe ndarjen me partnerin Ale de Basseville.

Në prill të vitit 2016, Egla takoi partnerin e saj të jetës, fotografin Alexandre de Basseville. Pjesë e marrëdhënies së tyre ishte dhe modelja shqiptare Alesia. Asokohe Egla deklaroi se ata kishin një marrëdhënie treshe. Ky fakt u komentua gjerësisht në media dhe portalet e ndryshme. Në këtë kohë, Egla deklaroi dhe shtatzëninë e saj, duke thënë se fëmijën do ta rriste në një marrëdhënie të tillë.

I dha fund lidhjes treshe, Egla Harxhi: Si është e vërteta e

Por, gjithçka ndryshoi tërësisht me ardhjen në jetë të djalit të saj, Luxifer. Marrëdhënia treshe u prish me largimin e Alesias. Në tetor të 2019-ës, Egla Harxhi deklaroi se marrëdhënia e saj me fotografin Jarl Alexandre de Basseville përfundoi, po ashtu edhe projektet që të dy flisnin të realizonin për Shqipërinë.

I dha fund lidhjes treshe, Egla Harxhi: Si është e vërteta e

Pasditen e sotme, Egla ishte e ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan, për të ndarë me publikun më shumë detaje për jetën e saj të re, profesionin e saj, arkitekturën, por edhe për ndarjen nga partneri.

Në studio, ajo rrëfen se nuk është më me partnerin e saj Alexandre, por ruajnë një respekt reciprok.

I dha fund lidhjes treshe, Egla Harxhi: Si është e vërteta e

Në studio, ajo rrëfeu se nuk është më me partnerin e saj Alexandre, por ruajnë një respekt reciprok: “E vërteta është që nuk jemi më bashkë, por sigurisht ka një respekt reciprok. Jemi të rritur, të civilizuar, të edukuar dhe, mbi të gjitha, fakti që kemi një fëmijë, fëmija është mbi të gjitha. Në mënyrë absolute, unë nuk do isha kurrsesi një person që, sepse balancat për hir të fëmijës duhen ruajtur. Ndodh siç ndodhin gjërat në përgjithësi, ndodh që rrugët ndahen, por nuk ka ndonjë gjë shtesë për të thënë se kaq është”.

I dha fund lidhjes treshe, Egla Harxhi: Si është e vërteta e

Harxhi u shpreh se do t’i përkushtohet rritjes së djalit e vetme, pa partnerin e saj, si dhe profesionit të saj, arkitekturës.

I dha fund lidhjes treshe, Egla Harxhi: Si është e vërteta e

Gjërat ndryshojnë, prioritetet janë ato që ndryshojnë dhe i japin formën e vetë gjërave. Sot unë jam në këtë pozicion që dua të çoj përpara pasionin tim dhe përkushtimin ndaj djalit”, - tha Egla për “Rudina”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon