Aksidentoi me makinë 64-vjeçaren? Reagon Ilda Bejleri

Shpifje

Nga Class 12 February 2020

Aksidentoi me makinë 64-vjeçaren? Reagon Ilda Bejleri

Një grua 64-vjeçare është përplasur ditën e sotme nga një makinë pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe nga informacionet e para të mediave, mësohet se është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. Pak pas këtij lajmi, u përhap me shpejtësi edhe një i dytë që "identifikonte" autoren e aksidentit. Makina (tip BMW X5) që ka aksidentuar 64-vjeçaren, me gjasë i përket moderatores, Ilda Bejleri. 

Aksidentoi me makinë 64-vjeçaren? Reagon Ilda Bejleri

Por menjëherë sapo ka lexuar për këtë, Ilda ka reaguar publikisht. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja e ka mohuar lajmin: "Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë. Si mund të shpifin për njerëzit kështu?" shkruan Ilda pas lajmit se ajo është autore e aksidentit. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon