E pabesueshme sa kushton një statujë Oscar

E dinit?

Nga Class 9 February 2020

E pabesueshme sa kushton një statujë Oscar

Sonte është nata e rëndësishme e ndarjes së çmimeve Oscars. Fitorja e një çmimi është një arritje e madhe për cilindo aktor. Pesha e një statuje Oscar është e madhe, për vetë atë që ajo simbolizon. Por sa kushton një statujë e tillë? Na lejoni t’ju thyejmë ëndrrat duke ju thënë se një statujë Oscar kushton vetëm 1 dollar.

The Academy of Motion Picture Arts and Sciences që organzion eventin e rëndësishëm të industrisë së kinematografisë ka rregulla strikte për sa i përket shitjes së statujave. Sipas rregullores, fituesit nuk mund ta shesin statujën, pa ia ofruar më parë akademisë për çmimin e detyrueshëm 1 dollar. Ky rregull vlen edhe për anëtarët e familjes që trashëgojnë statujat.

E pabesueshme sa kushton një statujë Oscar

Më parë akademia ofronte 10 dollar për një statujë, por rregullorja ndryshoi në vitin 2015, kur statuja e fituar nga Joseph Wright për “My Gal Sal” në 1942-shin përfundoi në duart e Nate D. Sanders – një kompani që shet relike të Hollywood-it.

Nipi i Wright, Joseph Tutalo ia shiti statujën kompanisë së ankandeve Briarbrook, e cila më pas e rishiti te Nate D. Sanders për 79,200 dollar në vitin 2014. Akademia e paditi Briarbrook, në mënyrë që ta detyronte t’i nënshtrohej rregullit të 1951-shit, për t’ia ofruar fillimisht akademisë për 10 dollar.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, rregulli ndryshoi duke e zbritur çmimin nga 10 në 1 dollar.

Ky rregull është i detyrueshëm për këdo që dëshiron të shesë një statujë Oscar, pas fitores. Kjo për arsye se Akademia nuk dëshiron që statujat të bëhen objekte shitjeje, duke qenë se sipas tyre kjo ia ul vlerën një Oscar-i.

E pabesueshme sa kushton një statujë Oscar

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon