Burrave që rrahin gratë nuk do t'u pranohet garancia pasurore për t'i shpëtuar burgut

Projektligji i fundit!

Nga Class 24 January 2020

Burrave që rrahin gratë nuk do t'u pranohet garancia pasurore

Burrat e denoncuar dhe të akuzuar për dhunë ndaj garave do të përjashtohen nga mundësia e ofrimit të garancisë pasurore për t’i shpëtuar arrestit me burg, deri në përfundimin e gjykimit. Kjo është masa e tretë shtrënguese dhe ndëshkuese e propozuar nga deputetet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni, për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë në familje. Dy deputetet kanë depozituar në Kuvend një tjetër nismë ligjore, e treta brenda muajit janar 2020, e cila ndryshon nenin 236 të Kodit të Procedurës Penale, për garancinë pasurore. Projektligji i shton një pikë nenit 236, sipas të cilës ‘garancia pasurore nuk zbatohet për veprat penale të dhunës në familje’. Kodi i Procedurë Penale në fuqi parashikon mundësinë që gjykata të zëvendësojë masën e sigurimit arrest në burg ose arrest në shtëpie për të akuzuarit për dhunë në familje, duke urdhëruar lirimin e personit, nëse ky i fundit ofron garanci pasurore. Projektligji i propozuar nga dy deputetet ua heq këtë mundësi burrave.

Burrave që rrahin gratë nuk do t'u pranohet garancia pasurore

Për dhunën në familje dënimi i parashikuar në Kodin Penal në fuqi nuk krijon bazë të përshtatshme për marrjen e masës së sigurisë arrest me burg, për shkak të shkallës së ulët të dënimit. Për këtë arsye, dy deputetet kanë propozuar një tjetër nismë në Kuvend, për ndryshimin e Kodit Penal, për të rritur dënimin për dhunën në familje. Nisma ligjore parashikon rritjen e dënimit nga një deri në pesë vjet për ata që rrahin dhe ushtrojnë presion psikologjik mbi gratë, si dhe dy deri në 10 vjet burg për përsëritësit. Me këtë ndryshim, të gjithë dhunuesit rrezikojnë masën paraprake arrest me burg. Ndërkaq, nëse Kuvendi do të miratojë edhe propozimi i tjetër, atë të përjashtimit nga garancia pasurore, burrat që dhunojnë gratë, por edhe gratë që mund të dhunojnë burrat, do të qëndrojnë në burg, deri në përfundim të gjykimit.

Burrave që rrahin gratë nuk do t'u pranohet garancia pasurore

Dy deputet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni kanë propozuar edhe një tjetër projektligj në Kuvend, për ndryshimin e ligjit të vitit 2006 për masat ndaj dhunës në marrëdhënie familje. Sipas këtij projektligji, policia do të dëbojë nga banesa burrat që dhunojnë gratë pa pritur urdhrin e mbrojtjes që do të lëshohet me vendim gjykate.

Burrave që rrahin gratë nuk do t'u pranohet garancia pasurore

Nisma ka si qëllim ashpërsimin e masave për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje, përmes masave paraprake të menjëhershme, para se të vihet në lëvizje gjykata. Tre projektligjet për ashpërsimin e ndëshkimit të atyre që ushtrojnë dhunë në familje pritet të shqyrtohen nga Kuvendi në ditët në vijim.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon