Çfarë është Glosofobia?

Mund të vuani edhe ju!

Nga Class 23 January 2020

Çfarë është Glosofobia?

Glosofobia, e dini se çfarë është? Thjeshtë frika e të folurit në publik. Dhe për fat të keq prek gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët ndihen të frikësuar kur duhet të flasin para një audience të gjerë, të cilën ata nuk e njohin.

Kjo sindromë sipas hulumtimeve të fundit, prek një në katër persona. Sipas një studimi të organizatës YouGov UK, ekzistojnë 13 frikëra që nuk i lejojnë njerëzit të flenë natën. A e dini se ku renditet glosofobia? Pozicionohet në vendin e tretë, si dëshmi e faktit se prek shumë njerëz.

Çfarë është Glosofobia?

Shumë të famshëm vuajnë ose kanë vuajtur prej saj: Barbra Streisand, Ella Fitzgerald, Enrico Caruso, Luciano Pavarotti, Fiorello, Adele. Shumë burra të pushtetshëm, siç është ekonomisti Warren Buffet ose themeluesi i Virgin, Richard Branson, gjithashtu kanë vuajtur nga ankthi publik. Për fat të mirë, kjo mund të tejkalohet.

Çfarë është Glosofobia?

Për disa njerëz, të folurit në publik është themelor për punën ose rolin e tyre shoqëror. Kapërcimi i ankthit nëse duhet të hapni gojën përpara audiencës është i mundur. Massimiliano Cavallo, një nga ekspertët kryesorë italianë në të folurit në publik, autor i librit "Të folurit në publik pa frikë", shpjegon se mund të mësosh të menaxhosh frikën e të folurit në publik.

Çfarë është Glosofobia?

Si të kapërceni frikën e të folurit në publik?

Eksperti sugjeron një seri taktikash që duhet t'i mbani gjithmonë mend!

Njihuni me vendin ku do të mbahet fjalimi

Mos e lexoni fjalimin dhe mos e mësoni përmendësh sepse shumicën e kohës përfundoni duke bërë gabime

Shikoni audiencën në sy

Ngrini pak volumin e zërit tuaj

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon