'Breshëri’ tërmetesh në Turqi brenda pak orësh, banorët në panik lënë shtëpitë

Të forta

Nga Class 22 January 2020

'Breshëri’ tërmetesh në Turqi brenda pak orësh,

Turqia është goditur nga një seri tërmetesh mbrëmjen e sotme, ku më i forti ishte me magnitudë prej 5.6 sipas faqes evropiane EMSC.

Tërmeti u regjistrua në KırkaÄŸaç në pjesën perëndimore të vendit, rreth orës 22:22 me orën lokale. Tërmeti kishte një thellësi prej 9 km.

Pas këtij tërmeti, në të njëjtën zonë janë regjistruar edhe 20 lëkundje të tjera. Një tërmet tjetër i fortë ishte 4.7, ndërsa të tjerët janë me forcë më të ulët.

Tërmeti më i fortë shkaktoi shembjen e strukturave, por autoritetet thanë që nuk kishte raporte të menjëhershme për viktima.

'Breshëri’ tërmetesh në Turqi brenda pak orësh,

Presidenca e Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha që tërmeti me madhësi 5.4 goditi në afërsi të qytetit Akhisar, në provincën Manisa, në një thellësi prej 6.8 kilometra

Tërmeti shkaktoi panik tek banorët, të cilët dolën jashtë për të qenë më të sigurt. Lëkundjet u ndjenë edhe në provincat fqinje, si dhe në qytetet e Stambollit dhe Izmirit, njoftoi transmetuesi privat NTV.

Turqia ndodhet në zonën e tërmeteve. Në 1999, një tërmet me madhësi 7.4 vrau më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore./panorama/

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon