Brenda shtëpisë milionadollarëshe të Jennifer Aniston, pamja të lë pa fjalë

Wow

Nga Class 22 January 2020

Brenda shtëpisë milionadollarëshe të Jennifer Aniston, pamja

Jennifer Aniston jeton në një rezidencë 21 miliondollarëshe në Bel Air, të cilën e bleu në vitin 2011. Një shtëpi ëndërr apo jo? Shtëpia e yllit të Hollywood-it ka plot 8500 metra katrorë, përfshirë këtu një dollap masiv, një tualet që të fal relaks dhe qetësi dhe sigurisht një pamje të jashtëzakonshme nga qyteti dhe oqeani.

Brenda shtëpisë milionadollarëshe të Jennifer Aniston, pamja

Aktorja hapi faqen e saj në Instagram tre muaj më parë (dhe vlen të theksohet që theu rrjetin duke numëruar sot 25 milionë ndjekës) për të na treguar edhe si duket shtëpia e saj, e cila ka katër dhoma gjumi, gjashtë tualete, një bodrum vere, një pishinë dhe shtrihet pothuajse në 2 hektarë tokë.

Brenda shtëpisë milionadollarëshe të Jennifer Aniston, pamja

Aniston ka ndarë vazhdimisht me fansat momente dhe copëza nga shtëpia dhe postimi i fundit ka qenë nga tualeti i saj i preferuar pas ndarjes së çmimeve SAG. Ajo ka postuar foto me fustanin, me të cilin u paraqit në tapetin e kuq (një realizim nga Dior, i preferuari i aktores). Gjithashtu ka shpërndarë edhe një foto të sandaleve të vendosura pranë vaskës prej mermeri duke treguar kështu edhe triumfin e merituar pasi u shpall “Aktorja më e mirë për serialet Dramë”.  

Brenda shtëpisë milionadollarëshe të Jennifer Aniston, pamja

Dikur shtëpia ka qenë e rrethuar nga vreshta, por kopshtari Marcello Villano dhe arkitektja e peizazhit Anne Attiger e shndërruan hapësirën e jashtme në një oaz të përbërë nga taraca dhe kopshte të frymëzuara nga Azia.

Brenda shtëpisë milionadollarëshe të Jennifer Aniston, pamja

50-vjeçarja është shprehur se, nëse ajo nuk do ishte bërë aktore, do të ishte pa dyshim një dizajnere. Gjithashtu ajo ka thënë se ka ndërhyrë dhe ka ndihmuar arkitektët me idetë e saj.

Stilistët personalë kanë rimodeluar gardërobën e Aniston këtë tetor që lamë pas dhe rezultati është impresionues, sepse brenda saj ka pafundësisht drita dhe duket sikur ndodhesh në një dyqan veshjesh. Dhoma e gjumit i ngjan më shumë një suite luksoze, me një shtrat të rrethuar me drita me forma të çuditshme. Ndërkohë Jennifer ka ndarë edhe një pamje të ballkonit gjigant, pamja e të cilit të lë pa fjalë.

Brenda shtëpisë milionadollarëshe të Jennifer Aniston, pamja

Një tjetër detaj ne jetën e saj janë edhe tre qenushët e vegjël Clyde, Dolly dhe Sophie, me të cilët aktorja kalon kohë të madhe dhe nga fotot duket se argëtohen të gjitha palët.

Brenda shtëpisë milionadollarëshe të Jennifer Aniston, pamja

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon