Mësoni 5 veprimet që bëjnë zakonisht miliarderët

Duhet t'i dini

Nga Class 21 January 2020

Mësoni 5 veprimet që bëjnë zakonisht miliarderët

Një studim i fundit tregoi se për të qenë të pasur, nuk është e nevojshme të jeni shumë inteligjent dhe aftësia për të fituar miliona nuk varet nga IQ juaj. Sidoqoftë, ka disa tipare të tjera psikologjike që kanë miliarderët kështu që, nëse dëshironi të bëheni si ata duhet të ndiqni 5 zakonet që bëjnë zakonisht miliarderët:

Njerëzit e pasur mendojnë për veten e tyre

Studiuesi gjerman, Rainer Zitelmann, vendosi të zbulojë cilat tipare të personazheve gjenden tek njerëzit shumë të pasur. Rezulton se pronarët e fabrikave, gazetave dhe biznesmenëve të tjerë të suksesshëm, të gjithë kanë diçka të përbashkët. Njerëzit e pasur janë me moral të qëndrueshëm: emocionet nuk diktojnë se si t’i zgjidhin problemet e tyre - ata mbështeten vetëm në logjikën e tyre. Gjithashtu, njerëzit e pasur e duan komunikimin me njerëzit dhe ata janë këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të tyre. Por ka një disavantazh të madh - të gjithë njerëzit e pasur janë tepër egoistë. Së pari dhe më e rëndësishmja, ata mendojnë për biznesin e tyre. Për shembull, trashëgimtarja i L’Oreal, Françoise Bettencourt Meyers ngriti padi kundër nënës së saj. Ajo akuzoi nënën e saj se ishte nën ndikimin e disa njerëzve të këqij që dëshironin t'ia merrnin të gjitha paratë e saj.

Mësoni 5 veprimet që bëjnë zakonisht miliarderët

Ata nuk shtrihen në divan në kohën e lirë

Teksa njerëzit e zakonshëm janë të zënë me detyrat e tyre të përditshme, si gatimi dhe pastrimi, njerëzit e pasur janë të lirë nga këto aktivitete të mërzitshme. Ata nuk e kalojnë tërë kohën e lirë për argëtim, ata e kalojnë atë në vetë-zhvillim. Njerëzit e pasur lexojnë për rreth 5.5 orë në javë dhe kalojnë 2 orë në palestër. Pavarësisht sesa të pasur janë, këta njerëz kalojnë rreth 6 orë më shumë duke punuar dhe flenë më pak.

Mësoni 5 veprimet që bëjnë zakonisht miliarderët

Ata nuk përdorin Instagram ose rrjete të tjera sociale

Rrjetet sociale marrin shumë kohë, e cila mund të shpenzohet për diçka më të dobishme. Kjo është arsyeja pse njerëzit e pasur nuk i përdorin rrjetet sociale. Milionerët kalojnë vetëm disa orë në javë në Twitter dhe Instagram.

Mësoni 5 veprimet që bëjnë zakonisht miliarderët

Ata duan të fitojnë para, por e urrejnë ta shpenzojnë atë

Dallimi mes klasës së mesme dhe njerëzve shumë të pasur është tek përgjigjja e kësaj pyetjeje të thjeshtë "Çfarë ju pëlqen më shumë – të fitoni para apo t’i shpenzoni ato?" Njerëzit që kanë të ardhura mesatare duan të blejnë gjëra dhe pasioni i vërtetë i miliarderëve është të gjejnë mënyra të reja për të fituar para. Dhe njerëzit jashtëzakonisht të pasur shpesh kanë jetë shumë të thjeshtë.

Mësoni 5 veprimet që bëjnë zakonisht miliarderët

Ata martohen në moshë të re dhe kanë shumë fëmijë

A jeni i martuar? A keni fëmijë? Nëse po, shanset tuaja janë më të mira për t'u bërë milioner. Sipas statistikave, 87% e njerëzve më të pasur në planet janë në marrëdhënie familjare afatgjata dhe janë prindër të 3 ose më shumë fëmijëve. Sigurisht, një familje e madhe nuk është garanci se do të fitoni miliarda. Por diçka është e qartë: mbështetja morale nga familja i ndihmon biznesmenët të ulin stresin.

Mësoni 5 veprimet që bëjnë zakonisht miliarderët

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon