Nuset me taka të larta, jashtë mode! Converse ka gati koleksionin për nuset e 2020-ës

Nuse me Converse

Nga Class 20 January 2020

Nuset me taka të larta, jashtë mode! Converse ka gati koleksionin

Dita e dasmës është e gjatë dhe kjo nuk ka asnjë pikë dyshimi. Orë të tëra për t’u bërë gati, ceremonia, njerëzit, kërcimi në pistë, festa deri në orët e para të mëngjesit nuk mund të përballohet me taka të larta. Është e pamundur që pas së gjithës të mos i kesh këmbët me flluska.  

Nuset me taka të larta, jashtë mode! Converse ka gati koleksionin

Kështu, nëse e keni planifikuar që dasma do të jetë këtë vit dhe nëse doni që në dasmë të bëni shumë qejf – atëherë zgjidhni të sheshta. Çfarë? Converse!

Nuset me taka të larta, jashtë mode! Converse ka gati koleksionin

Kompania e famshme ka nisur tashmë dizenjimin e atleteve Converse, të cilat do të jetë enkas për nuset dhe dhëndurët. Jo vetëm sepse, prej disa sezonesh tashmë, markat më në zë të modës kanë vendosur t’i kombinojnë kostumet me atlete të ndryshme, por edhe sepse Converse mund të jenë edhe të personalizuara me emrin tuaj.

Nuset me taka të larta, jashtë mode! Converse ka gati koleksionin

Marka e njohur ka zbuluar tashmë një gamë të gjerë stilesh të përshtatshme për nusen dhe dhëndrin, por, për fat të keq, për momentin, i gjithë koleksioni i ri është hedhur në treg vetëm në Amerikë. Megjithatë, disa prej këtyre modeleve janë në dispozicion edhe në Britani dhe shumë shpejt, harta e shpërndarjes do të jetë edhe më e gjerë.

Nuset me taka të larta, jashtë mode! Converse ka gati koleksionin

Koleksioni përfshin këpucë të bardha të thjeshta, të sheshta, por edhe të larta, madje edhe të zeza të qëndisura me trëndafila, të cilat do të ishin ideale për dhëndrin.

Nuset me taka të larta, jashtë mode! Converse ka gati koleksionin

Postimi në faqen e internetit të Converse thotë: "Krijuar me teknologjitë më të fundit dhe më inovative të këpucëve, Converse është krijuar për t’u mbajtur veshur gjithë ditën, kështu që mund të vallëzoni deri vonë në dasmën tuaj e të ndiheni rehat deri në orët e para të mëngjesit.”

Nuset me taka të larta, jashtë mode! Converse ka gati koleksionin

Nuset me taka të larta, jashtë mode! Converse ka gati koleksionin

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon