Meghan Markle kujton jetën e natës, Kanadaja kërkon largimin e çiftit mbretëror

Kohët kur dilte për jetë nate

Nga Class 19 January 2020

Meghan Markle kujton jetën e natës, Kanadaja kërkon largimin e

Largimi i Meghan Markle nga Pallati Mbretëror i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore gjatë ditëve të fundit. Së bashku me djalin, ajo u largua drejt Kanadasë, ku dhe po qëndron aktualisht.

Mbajtja e titujve mbretërore duket se nuk i përshtatej Meghan, shkruan Daily Mail, dhe kjo duket qartë edhe në fotot që ka postuar së fundmi.

Meghan kujton kohën kur kishte dalë për jetë nate me shoqet e saj në një lokal në Toronto. Njëra prej tyre është Jessica Mulroney, e martuar me djalin e një ish-Kryeministri kanadez. Kurse tjetra, Sophie Trudeau, bashkëshortja e Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.

Meghan Markle kujton jetën e natës, Kanadaja kërkon largimin e

Këto foto janë realizuar në vitin 2016, kohë kur Meghan krijoi shoqëri të afërt me gruan e Kryeministrit kanadez. Ky i fundit, i ka kërkuar vendit të tij që të mirëpresë Princin Harry dhe Meghan Markle së bashku me djalin e tyre Archie, pas largimit nga Pallati Mbretëror. Kjo nënkupton që qeveria kanadeze duhet të ofrojë siguri 24 orë në ditë për çiftin mbretëror, por nga ana tjetër, kjo përkthehet në rritje të kostos dhe buxhetit.

Meghan Markle kujton jetën e natës, Kanadaja kërkon largimin e

Për këtë arsye, jo të gjithë në Kanada janë dakord për qëndrimin e çiftit në Kanada. Javën e kaluar, gazeta më e shitur në vend “The Globe and Mail” tha se Harry dhe Meghan nuk duhet të jetojnë në Kanada dhe shumë prej zyrtarëve, mësohet se janë dakord me këtë vendim.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon