Sara Hoxha feston sot ditëlindjen dhe urimi që i bëri vetes nuk duhet humbur
Dedikimi i veçantë!

Me siguri që nuk mund të kishte 24-vjetor më të bukur se ky! Për Sara Hoxhën, trashëgimtaren e pasur të Top Channel, kjo ditëlindje me gjasë që e gjen edhe më të lumtur dhe më të plotësuar. Si bashkëshorte, si nënë e dy fëmijëve, London Noor dhe Roman, më i vogli i familjes erdhi në jetë vetëm pak muaj më parë, ndaj ajo ka mjaftueshëm arsye për t'u ndier plot dhe e gëzuar.

Siç duket, festimet ka nisur që mbrëmjen e djeshme, ndaj dhe ajo ka ndarë me të gjithë fansat virtual tortën e veçantë të ditëlindjes. Por, ajo që spikat mbi gjithçka ishte urimi special që Sara ka zgjedhur që t'i bëjë vetes në një mënyrë krejt origjinale.
View this post on Instagram
"Susan Miller thotë ky vit do jetë viti i Bricjapit, por ka disa vite që është viti im! Kështu më gjeti ky 24 vjetor dhe unë nuk mund të jem më shumë se kaq krenare për jetën që po jetoj. Ledionin e kemi te torta e darkës se s'kishte vend", me këto fjalë e uron veten Sara Hoxha, duke mos e kursyer edhe humorin për partnerin, Ledionin.

Me siguri që festa sapo ka filluar dhe shumë surpriza dhe emocione të tjera e presin në vijim!
Happy birthday Sara Hoxha!



