Gruaja tenton të vrasë dajën e Adelina Tahirit, këngëtarja i jep mbështetje publike

Nga Class 10 January 2020

Gruaja tenton të vrasë dajën e Adelina Tahirit,

Një ngjarje e rëndë, e ndodhur që në datën 3 janar, edhe pse është e bërë publike së fundmi ka përfshirë familjen e këngëtares Adelina Tahiri.

Nisur nga çfarë raportohet në mediat e Maqedonisë së Veriut, ish-pronari i Era TV, televizion në Shkup, i cili njëkohësisht është daja i Adelinës, Abdullah Mehmetaj, është goditur nga bashkëshortja, Arlinda Mehmetaj, në tentativë për ta vrarë.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, këngëtarja ka konfirmuar ngjarjen duke shkruar “Dajo jemi me ty”.

Mediat lokale shprehen se në Maqedoninë e Veriut, ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatë. Pasi ishin shtirë për të fjetur, Abdullah Mehmetajt i kishte dalë gjumi pasi një jastëk i  vendosur në fytyrë po i bllokonte frymëmarrjen. Mësohet se bashkëshortja e kishte lidhur Mehmetajn te këmbët dhe duart, megjithatë ai mundi të lirohej.

Gruaja tenton të vrasë dajën e Adelina Tahirit,

Pasi mori veten nga vështirësitë dhe shtrëngimet në frymëmarrje, Mehmetaj zbriti në katin e parë të banesës, vend ku ishte fshehur bashkëshortja, e cila e goditi disa herë me çekan.

Për gazetën “Koha”, Abdullah Mehmetaj u shpreh se është jashtë rrezikut për jetën dhe konfirmoi rastin në fjalë. Sipas tij, arsyeja e ngjarjes së rëndë ka qenë pasuria. Ai theksoi se në marrëveshjen pronësore dhe të pasurisë, është vendosur si kusht që Arlinda, lektore në kolegjin AAB në Prishtinë duhej të kujdesej për të sa të jetë gjallë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon