Epidemi meningjiti në vend, dyshohen 3 raste, reagon ISHP

Çfarë duhet të kemi kujdes!

Nga Class 10 January 2020

Epidemi meningjiti në vend, dyshohen 3 raste, reagon ISHP

Tre persona dyshohet se kanë ndërruar jetë nga sëmundja e rëndë e miningjitit, por vetëm një rast është i konfirmuar zyrtarisht.  Bëhet fjalë për policin e Rrugores Mariglen Mestani që u nda nga jeta dy ditë më parë. Sipas, ABC News, pas vdekjes së policit 27-vjeçar nga sëmundja e rëndë e miningjitit, shefja e Epidemiologjisë në ISHP-ja, Silva Bino ka dalë në deklaratë për mediat.

Epidemi meningjiti në vend, dyshohen 3 raste, reagon ISHP

Binaj konfirmoi zyrtarisht se i riu vdiq nga miningjiti ndërsa janë marrë analizat për persona të tjerë të dyshuar.

Epidemi meningjiti në vend, dyshohen 3 raste, reagon ISHP

Sipas saj, nuk ka vend për panik sepse nuk kemi epidemi permanente. Po kaq ajo konfirmoi se janë edhe tre raste të tjera të dyshuara, njëri prej tyre në Durrës, por pritet të dalin analizat.

“Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar. Mostrat po analizohen, duhet të presim rezultatin dhe të themi të vërtetën”, u shpreh Bino.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon