Meghan Markle dhe Princi Harry nuk janë më ‘anëtarë të lartë’ të familjes mbretërore

Heqin dorë

Nga Class 8 January 2020

Meghan Markle dhe Princi Harry nuk janë më ‘anëtarë

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të tërhiqen nga pozicioni i anëtarëve të lartë të familjes mbretërore britanike. Lajmi është bërë publik nga gazetari britanik, Piers Morgan, i cili postoi në Twitter një mesazh të Harry dhe Meghan, bashkë me arsyet e këtij vendimi.

Synojmë të tërhiqemi si ‘anëtarë të lartë’ të familjes mbretërore dhe do të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Mbretëreshën”,- shkruhet në letrën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it.

Meghan Markle dhe Princi Harry nuk janë më ‘anëtarë

Tani planifikojmë të ekuilibrojmë kohën tonë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrën tonë ndaj Mbretëreshës dhe Komonuelthit… Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rritim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore ku ai lindi, duke i siguruar gjithashtu familjes sonë hapësirën për t’u përqëndruar në një kapitull tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri bamirës. Mezi presim të ndajmë detajet e plota të këtij hapi tjetër emocionues në kohën e duhur, ndërkohë që vazhdojmë të bashkëpunojmë me Mbretëreshën, Princin e Uellsit, Dukën e Kembrixhit dhe të gjitha palët përkatëse. Deri atëherë, ju lutemi pranoni falënderimet tona më të thella për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”,- thuhet më tej në letër.

Meghan Markle dhe Princi Harry nuk janë më ‘anëtarë

Ndërkohë, nga anëtarë të tjerë të familjes mbretërore nuk ka ende asnjë njoftim a reagim zyrtar për këtë vendim të çiftit të ri.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon