Ky është gazetari televiziv i vitit 2019

Cili është?

Nga Class• 31 December 2019

Ky është gazetari televiziv i vitit 2019

Misioni i gazetarit edhe pse mund t’ju duket i lehtë disave, në fund të ditës është një detyrë e vështirë. Disa prej gazetarëve të njohur shqiptarë kanë lënë vërtet gjurmë gjatë këtij viti me raportimet e tyre në kohë reale.

Në vend të parë si e preferuara e ndjekësve të revistës Class është gazetarja e njohur Anila Hoxha. E guxishme, tejet profesioniste, Anila Hoxha ka bërë një punë të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit, duke rrezikuar kështu edhe jetën për të sjellë në kohë reale çdo gjë që ndodhte në zonat e prekura nga tërmeti. Hoxha ka grumbulluar 3200 vota.

Ky është gazetari televiziv i vitit 2019

Ndërkohë, në vend të dytë renditet një gazetar që ka pasur të njëjtin mision si Hoxha. Gjatë ditëve kritike pas tërmetit, Muhamed Veliu ka qenë gjithmonë në krye të detyrës. Madje nuk ka mundur as të mbajë dot lotët nga situata e vështirë që shihte me sytë e tij në Thumanë. Veliu ka mbledhë 2200 vota.

Ky është gazetari televiziv i vitit 2019

Me 1800 vota në vend të tretë pozicionet gazetarja e njohur e kronikës së zezë, Klodiana Lala. Edhe ajo ka pasur një vit të mbushur me ngjarje të vështira, por ia ka dalë të sjellë informacione të sakta, duke rrezikuar edhe jetën e saj.

Ky është gazetari televiziv i vitit 2019

Ky është gazetari televiziv i vitit 2019

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon