Nuk janë më shokë? Faton Shoshi tregon pse nuk e menaxhon më Ledri Vulën
Pse?

Dikur, ku ishte Ledri Vula, ishte edhe menaxheri i tij Faton Shoshi. Prej disa kohësh përflitet se ata i kanë prishur marrëdhëniet e tyre dhe nuk janë më miq me njëri-tjetrin. Çfarë ndodhi mes tyre?
I ftuar në emisionin “Review”, Shoshi është pyetur për arsyen pse nuk e menaxhon më Ledri Vulën. Gjërat sipas Shoshit nuk janë siç thuhen. Dyshja vazhdojnë të jenë shokë, thjesht Fatoni ka vendosur të marrë pak pushim nga Ledri. Duke qenë se Ledri është artist i madh, e ka pasur të vështirë ta menaxhojë.

“Me Ledrin asnjëherë nuk kemi pas probleme, vazhdojmë me qenë shokë”,-është shprehur Fatoni.
Pra, dyshja e djemve vazhdojnë të jenë miq.



