Siç të gjithë e dini: “Nuk ju jepet një mundësi e dytë për një përshtypje të parë”. Prandaj, nëse dëshironi të impresiononi dikë, një nga detajet që duhet t’i kushtoni vëmendje është buzëqeshja. Një person me dhëmbë të bukur, të bardhë, bëhet menjëherë tërheqës në sytë e të tjerëve. Dhe këtë nuk e themi ne, e tregojnë studimet e ndryshme: që buzëqeshja është tipari kryesor që njerëzit vënë re tek ne.

Unë për vete e kam gjetur zgjidhjen për dhëmbët e mi.

Mes shumë alternativash që të ofron Tirana, kam zgjedhur klinikën TDA në kryeqytet, për një buzëqeshje rrezatuese. Gjithmonë kam ëndërruar të kem një buzëqeshje si aktorët e Hollywood-it dhe vetëm tek klinika TDA kam mundur ta realizoj këtë dëshirë. Tashmë kam një buzëqeshje për të cilën të gjithë më pyesin se në cilën klinikë kujdesem për dhëmbët e mi.

Unë kam vetëm një përgjigje për t’ju dhënë: zgjidhni klinikën TDA dhe nuk do të zhgënjeheni. Shumë nga personazhet e famshëm shqiptarë ia kanë besuar buzëqeshjen klinikës TDA. Ata, më mirë se kushdo, ia dinë rëndësinë buzëqeshjes në ekran.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TDA (@tda_clinic) on

Mirëpo, cilat janë tri shtyllat kryesore të kësaj klinike (për të cilën të gjithë po flasin kohët e fundit)?

- Ka shumë njerëz që mbase nuk kanë dhëmbë estetikë. Ortodoncia është fusha që bën drejtimin e dhëmbëve. Klinika TDA ofron të gjitha llojet e aparateve që përdoren sot në ortodoncinë moderne deri tek trajtimet e padukshme. Trajtimi fillon me një analizë të hollësishme me programet më të sakta, për të bërë diagnozën individuale për çdo pacient, sepse nuk është vetëm aparati që të çon në finalen e shumëdëshiruar, por plani i saktë i punës dhe aktivizimet e kujdesshme mujore.

-Siç e përmendëm edhe më lart, buzëqeshja Hollywood-iane është ëndrra e gjithsecilit prej nesh. Çdo punim e-max është bërë sinonim i buzëqeshjes Hollywood-iane, prandaj në klinikën TDA, shumica e pacientëve kërkojnë pikërisht këtë gjë, një ndryshim total në buzëqeshje. Një buzëqeshje e bukur rrit vetëvlerësimin dhe na bën të ndihemi më rehat me veten. Nuk kemi më drojë të buzëqeshim, madje edhe në situata serioze, dëshirojmë të buzëqeshim për të treguar dhëmbët që duken si perla.

- Personat që vuajnë mungesën e dhëmbëve mund të gjejnë zgjidhje në klinikën TDA. Implantet janë ndërhyrja më e mirë për momentin në shërbimin dentar kur ka mungesa dhëmbësh. Nuk dëmtohen dhëmbët e tjerë dhe nuk ka asnjë lloj risku. Thjesht, buzëqeshja juaj do të jetë e plotë, ashtu siç e keni ëndërruar gjithmonë.

Dhëmbët janë e vetmja pjesë e trupit që nuk shërohen vetë, prandaj për çdo problem, dhimbje, por edhe për t’u dukur më bukur, me buzëqeshjen Hollywood-iane, e dini se ku duhet të shkoni. Klinika TDA ju ofron buzëqeshjen që aq shumë e ëndërroni.

Buzëqeshni gjithmonë… për sa kohë i keni dhëmbët! Për të tjerat kujdeset klinika TDA!