Mosha mesatare e çifteve që bëhen prindër për herë të parë është më e madhe nga sa ju e mendoni

Shifrat e fundit!

Nga Class 10 December 2019

Mosha mesatare e çifteve që bëhen prindër për

Mosha mesatare për tu bërë nënë po rritet gradualisht në Britaninë e Madhe. Në vitin 2018-të, shifrat nga Zyra e Statistikave Kombëtare treguan se mosha mesatare e nënave që kishin fëmijën e tyre të parë ishte 30.6 vjeç, ndërsa mosha mesatare e baballarëve të rinj ishte 33.6 vjeç.

Lajmet shënojnë të 10-in vit radhazi që bëjnë matje dhe studime dhe së fundmi raportojnë se ky numër është rritur edhe më shumë. Sot, gratë janë gati 31 vjeç kur lindin për herë të parë, ndërsa një gjeneratë më parë ishte 24 vjeç. Pak më pak se gjysma (48%) e grave në Angli dhe Uells të lindur në 1988-ën mbetën pa fëmijë, ndërsa mbushën 30 vjeç në 2018, sipas statistikave të publikuara përmes Refiner29.

Mosha mesatare e çifteve që bëhen prindër për

Madhësia më e zakonshme e familjes është ajo me dy fëmijë, por edhe numri i prindërve që kanë një fëmijë po rritet. Ka arsye të ndryshme pse gratë kanë familje më vonë në jetë, duke përfshirë arsimim më të mirë dhe perspektivë të përkujdesjes, si dhe një dëshirë që të kursehet para për të blerë një shtëpi si fillim.

Mosha mesatare e çifteve që bëhen prindër për

Këtu mund ta shohim me vend edhe përfshirjen e disa grave të famshme që janë bërë nëna për të parën herë në një moshë relativisht të madhe. Dukesha e Sussex ishte 37 kur lindi fëmijën Archie, ndërsa Amal Clooney ishte 39 vjeç kur lindi binjakët e saj, Ella dhe Alexander. Eva Mendes u bë nënë për herë të parë në moshën 40 vjeç dhe pati vajzën e saj të dytë me Ryan Gosling dy vjet më vonë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon