Çmimi i parë, direkt nga Eurovisioni. Si do do të zgjidhet kënga fituese në Festivalin e RTSH-së

Edhe vlerësimi do të jetë ndryshe

Nga Class• 7 December 2019

Çmimi i parë, direkt nga Eurovisioni. Si do do të zgjidhet

Juria e Festivalit të Këngës, vit pas viti, nuk u shpëton komenteve të publikut. Qoftë për mënyrën e vlerësimit, qoftë edhe për pikët që u japin këngëve pjesëmarrëse në eventin më të madh të vitit në muzikë.  

Po si do të votohet këtë vit? Krahas jurisë shqiptare, e përbërë nga artistë profesionistë, për çmimin e madh të edicionit të 58-të të festivalit do të vijë në Shqipëri edhe një përfaqësi nga Eurovisioni. Edhe kjo është një risi e këtij festivali, e cila, me siguri, do të jetë edhe më bindëse për vlerësimin e madh të përfaqësueses shqiptare.

Kështu deklaroi për “Aperi Fest” producentja artistike dhe prezantuesja Alketa Vejsiu, pasi prezantoi disa prej risive që do ta shoqërojnë këtë vit festivalin e RTSH-së.

Çmimi i parë, direkt nga Eurovisioni. Si do do të zgjidhet

“Do ta zgjedhin tre anëtarë të jurisë së Eurovisionit direkt. Nuk do të ketë shumë rrëmujë për të zgjedhur çmimin këtë vit. Unë ende nuk e di se kush janë ata tre njerëz që ka përzgjedhur institucioni për të ardhur nga Eurovisioni për të përzgjedhur këngën që ata mendojnë të denjë për të qenë përfaqësuese e Shqipërisë në përfaqësimin e madh të kontinentit”, – tha Alketa.

Çmimi i parë, direkt nga Eurovisioni. Si do do të zgjidhet

Kështu, ndryshe nga çdo vit, vetë këngëtarët janë më të qetë, producentet Grabocka dhe Vejsiu po ashtu, por edhe publiku, me siguri do ta duartrokasë edhe më shumë një çmim të vendosur nga profesionistë, kritikë dhe njohës të mirë të muzikës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon