Bebe Rexha tregon cila artiste shqiptare është e preferuara e saj

Cila është?

Nga Class 6 December 2019

Bebe Rexha tregon cila artiste shqiptare është e preferuara e saj

Bebe Rexha jo vetëm premtoi se do të ndërtonte dy shtëpi për dy familje të prekura nga tërmeti, por ajo erdhi personalisht në Shqipëri për të takuar banorë të fshatit Bupq dhe Bizë, duke ju gjendur pranë shqiptarëve në këto momente të vështira. Këngëtarja e famshme tregoi se u largua nga Shqipëria zemërthyer kur pa vetë pasojat që kishte lënë tërmeti shkatërrimitar i 26 nëntorit.

Në një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos, me gazetarin Andi Vrapi, Bebe Rexha foli për ndihmën e saj për të prekurit nga tërmeti, jetën personale, por edhe marrëdhënien me kolegët.

Në fakt, ajo tregoi edhe artisten e saj të preferuar shqiptare. Nëse mendoni se është një emrat e rinjë të muzikës shqiptare, gaboheni.

"Epo, kam Inva Mulën… sepse e mbaj mend që e vogël që dëgjoja Inva Mulën me CD",-është shprehur Bebe. 

Nga ana tjetër, këngëtarja e hitit "Say My Name" ka rrëfyer se ka dashur të jetë një këngëtare lirike, por tashmë preferon më shumë muzikën pop.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon