Pse nuk duhet të përdorni të njëjtin peshqir për fytyrën dhe trupin?

E dini?

Nga Class 5 December 2019

Pse nuk duhet të përdorni të njëjtin peshqir për

I kushtojmë shumë rëndësi lëkurës, kryesisht asaj të fytyrës dhe shpenzojmë shumë kohë duke u informuar për larësit më të mirë apo për mënyrën si duhet ta lajmë fytyrën, por anashkalojmë disa gjëra të tjera, po aq të rëndësishme. Për shembull, çfarë duhet të dimë për tharjen e fytyrës, pasi e kemi larë? Sipas dermatologëve, tharja e fytyrës është edhe më e rëndësishme nga sa mund ta mendoni.

Pse nuk duhet të përdorni të njëjtin peshqir për

Një pyetje që mund t`ju kalojë shpesh në mendje: A mund të përdorim të njëjtin peshqir si për fytyrën, ashtu edhe për trupin? Absolutisht, jo! Duhet t`i ndani peshqirët e fytyrës nga ata të trupit dhe nuk është vetëm një çështje higjene. Produktet që përdorni për trupin si: hidratuesit, larësit, parfumet etj. nuk duhet të përfundojnë në fytyrën tuaj, pasi mund të japin efekte të padëshiruara. Mund të bllokojnë poret, mund të shkaktojnë puçrra dhe irritime.

Në fakt, bakteret mbeten në çdo peshqir që mund të përdorni, prandaj duhet të mbani një peshqir të veçantë për fytyrën dhe të siguroheni që të qëndrojë sa më i pastër. Për këtë arsye duhet t`i ndërroni peshqirët sa më shpesh të mundeni, ndoshta çdo dy ditë, por nëse keni fytyrë problematike, edhe më shpesh.

Pse nuk duhet të përdorni të njëjtin peshqir për

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon