Këta 5 të famshëm që ju të gjithë i njihni rekomandojnë 5 librat që u ndryshuan jetën

Mund t'i shfletoni edhe ju!

Nga Class 3 December 2019

Këta 5 të famshëm që ju të gjithë i njihni

Librat mund të bëjnë mrekulli për mirëqenien tonë. Nëse jeni në kërkim të një leximi të ri frymëzues, shikoni këtë listë të zgjedhjeve të disa prej personave me më shumë influencë në botë, si në biznes, politikë, në jetën shoqërore, etj! Ata pohojnë publikisht se pas leximit të këtyre pesë librave, diçka ka ndryshuar në qenien dhe në jetët e tyre...Let t'i zbulojmë bashkë!

Këta 5 të famshëm që ju të gjithë i njihni
Bill Gates
"Udhëzuesi i hapësirës drejt mendjes dhe meditimit" nga Andy Puddicombe. "Nëse dëshiron të provosh meditimin për veten tënde, një mënyrë e mirë për ta lehtësuar atë veçanërisht nëse je aq skeptik sa isha unë është të marrësh një kopje të librit të Andy-t", u shpreh miliarderi i famshmës. Autorin e librit e cilëson një tregimtar të mençur që ofron shumë metafora të dobishme për të shpjeguar konceptet potencialisht të ndërlikuara, gjë që e bën librin një lexim të lehtë e të këndshëm.
Këta 5 të famshëm që ju të gjithë i njihni
Jeff Bezos
"Mbetjet e ditës" nga Kazuo Ishiguro "Nëse lexoni këtë që është një nga librat e mi të preferuar, do të ndryshoni konceptin e të menduarit. Unë thjesht kam kaluar 10 orë duke jetuar një jetë alternative dhe kam mësuar diçka për jetën dhe për keqardhjen", tha ai për "Newsweek".
Këta 5 të famshëm që ju të gjithë i njihni
Barack Obama
"Një martesë amerikane"! Një roman nga Tayari Jones Ish-Presidenti i SHBA-ve shkroi në lidhje me këtë roman në Facebook, duke e quajtur librin "një portretizim në lëvizje të efekteve që ka një bindje e gabuar mbi një çift të ri afrikano-amerikan."
Këta 5 të famshëm që ju të gjithë i njihni
Michelle Obama
"Dhëmbë të bardhë" nga Zadie Smith "E kam lexuar vite më parë, por e zgjodha përsëri kohët e fundit, sepse vajza ime Malia është një fanse e madhe e Zadie dhe punës së saj. Më pëlqen mënyra se si historia gërsheton aq shumë forca të ndërlikuara dhe të fuqishme që ndikojnë në jetën tonë dhe marrëdhëniet tona, familjen dhe prindërimin, fenë dhe politikën dhe shumë më tepër. Plus, ka shumë batuta. Unë i dua librat që më bëjnë të qesh çdo herë ”, tha Obama për "New York Times".
Këta 5 të famshëm që ju të gjithë i njihni
Gisele Bündchen
"Alkimisti" nga Paulo Coelho “E dua këtë libër sepse është një histori e mbushur me mësime. Ky libër është një dhuratë e përsosur për çdokënd. Historia ndërton besim dhe inkurajon lexuesin të ndjekë ëndrrat e tij e të zbulojë fatin e e vërtetë. Ne të gjithë mund të lidhemi me kërkimin e qëllimit tonë të vërtetë dhe pastaj të reflektojmë në atë udhëtim", tha Bündchen për "The Amazon Book Review".

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon