Olta Gixhari rrëfen mes lotësh tmerrin që përjetoi në Durrës: Do të bëj një pushim të gjatë

Olta rrëfen çastet e tmerrit

Nga Class• 2 December 2019

Olta Gixhari rrëfen mes lotësh tmerrin që përjetoi në

Historitë e tërmetit dhe përjetimet e tij janë nga më të tmerrshmet dhe nuk kanë kursyer askënd, personazhe të njohur apo njerëz të thjeshtë – frika dhe tmerri janë njëlloj. Pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Olta Gixhari, aktorja e njohur nga Durrësi, rrëfeu çastet e tmerrit që përjetoi në qytetin e lindjes, në shtëpinë e saj.

Në studion “Ftesë në 5”, në një lidhje live me Skype nga Spanja, aktorja e njohur ka rrëfyer mes lotësh përballjen me ngjarjen e tmerrshme.

“Ndihem e lumtur që në ato momente dramatike isha pranë familjes sime dhe isha burim force për ta në këtë moment shumë të vështirë. Ishte gjithçka terr, e vetmja ndjesi që m’u krijua ishte që gjysma e shtëpisë ishte shembur, por pasi mora telefonin dhe bëra dritë (duke shkuar për të marrë telefonin nga dhoma tjetër, vrava këmbët), pashë që kishin rënë vetëm mobiliet, muret jo… Jun ë Tiranë e keni ndier, por nuk e keni idenë çfarë ka ndodhur në Durrës. Ishte e tmerrshme”,– tregoi Olta mes lotësh.

Olta Gixhari rrëfen mes lotësh tmerrin që përjetoi në

Aktorja tha se është larguar dje nga Shqipëria, ka qenë në Durrës gjatë këtyre ditëve edhe të pasgoditjeve, por tashmë do të bëjë një pushim të gjatë, sepse është shumë e ngarkuar psikologjikisht dhe i duhet kohë për ta rimarrë veten.

“Duke kaluar me makinë një ditë pas tërmetit, shikoja qytetin tim që kishte marrë pamjen e një qyteti fantazmë dhe kjo më preku së tepërmi. Gjithashtu, më ka prekur edhe mënyra se si populli ynë është solidarizuar dhe të gjithë kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Unë ndihem krenare që populli ynë i ka dhënë dorën njëri-tjetrit dhe të gjithë bashkë do të jemi më të fortë. Unë jam larguar nga shtëpia ime dje dhe do të bëj një pushim të gjatë, sepse jam shume e prekur psikologjikisht nga e gjithë kjo dramë që kemi kaluar”,- tha mes lotësh aktorja.

Olta, u dërgoi edhe një mesazh të gjithë durrsakëve, por edhe të tjerëve që e duan Durrësin:

“Unë u bëj thirrje të gjithëve, ju lutem t’i lemë kohë qytetit që të rimëkëmbet dhe të gjithë bashkë të rikthehemi në të dhe të mos e braktisim atë”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon