Meghan dhe Harry në pritje të fëmijës së dytë? Gjesti i dukeshës i bëri të gjithë të dyshojnë

Si mendoni ju?

Nga Class 11 November 2019

Meghan dhe Harry në pritje të fëmijës së dytë?

Prej dy ditësh rrjeti po zien për shkak se mendohet se Meghan Markle dhe Princi Harry janë në pritje të një fëmije të dytë. Këto lajme filluan të qarkullonin kur gjatë një bisede me disa familje ushtarakësh, ku ishte i pranishëm së bashku me Meghan-in, Harry u tregua shumë i interesuar për të mësuar si ishte të kishe dy fëmijë për t’u kujdesur. Kjo tregon se çifti mbretëror i ka idetë e qarta për sa i përket zgjerimit të familjes.

Meghan dhe Harry në pritje të fëmijës së dytë?

Jo vetëm kaq! Gjatë festivalit të “Remembrance Day”, Meghan u fotografua me dorën te barku, gjest që ajo e bënte gjatë gjithë kohës kur ishte shtatzënë me Archie-n. Askujt nuk i shpëtoi ky çast dhe kaq u desh që të gjithë të fillojnë të aludojnë se bebi numër 2 është rrugës.

Meghan dhe Harry në pritje të fëmijës së dytë?

Si mendoni ju?

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon