Nuk mund ta imagjinoni temën e ‘Met Gala 2020’, çfarë do të veshin yjet

Interesante

Nga Class 8 November 2019

Nuk mund ta imagjinoni temën e ‘Met Gala 2020’,

Çdo vit nga një temë e re, ndryshe, plot me risi. Nëse jeni gjithmonë kuriozë për të mësuar më shumë nga ky eveniment i rëndësishëm i modës, atëherë ky artikull është për ju.

Andrew Bolton kuratori përgjegjës i Institutit të Kostumeve në Muzeun Metropolitan në New York, njoftoi se ekspozita e pranverës së vitit të ardhshëm, e njohur ndryshe si nata më e madhe në kalendarin e modës, do të përqendrohet tek koha.

Nuk mund ta imagjinoni temën e ‘Met Gala 2020’,

Për shkak të 150-vjetorit të krijimit, viti 2020 do të jetë një vit historik për Muzeun Metropolitan të Artit në New York. Në përputhje me përvjetorin, Instituti i Kostumeve të Artit njoftoi se tema e Met Gala do të jetë “Rreth kohës: Moda dhe Kohëzgjatja”.

“Moda është pashmangshmërisht e lidhur me kohën. Ajo jo vetëm që pasqyron dhe përfaqëson frymën e kohërave, por gjithashtu ndryshon dhe zhvillohet me kohën”,-është shprehur Bolton.

“Moda dhe Kohëzgjatja” është tema që do të orientojë të famshmit për përzgjedhjen e veshjes së tyre në përvjetorin e 150-të të “Met Gala”, ndërsa ekspozita do të shfaqë qindra veshje ikonike të grave ndër vite.

Nuk mund ta imagjinoni temën e ‘Met Gala 2020’,

Gjithmonë, veshjet e yjeve në këtë eveniment janë mbajtur mend gjatë, madje janë bërë frymëzim për shumë gra në mbarë botën.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon