Të gjithë kemi dëgjuar histori të ndryshme

Cilat janë?

Nga Class 6 November 2019

Të gjithë kemi dëgjuar histori të ndryshme

Të gjithë kemi dëgjuar histori të ndryshme tradhtie nga persona që njohim, ose kemi parë filma me histori ku në qendër ka qenë tradhtia e njërit prej partnerëve. Mirëpo, çfarë e shtyn një person të tradhtojë?

Shkencëtarët na tregojnë 3 arsye pse tradhtojnë partnerët:

Mungesa e intimitetit emocional

Pamundësia për të realizuar biseda me personin e zemrës dhe mungesa e mbështetjes i shtyn gratë dhe burrat të tradhtojnë. Ekziston një sterotip që motivi kryesor që një burrë tradhton është: seksi. Mirëpo, e vërteta duket të jetë ndryshe. Këshilltari i martesave Gary Neuman thotë se 47% e klientëve të tij meshkuj kanë tradhtuar pasi kishin mungesë komunikimi emocional me partneren. Situata bëhet më e vështirë, sepse burrat nuk dëshirojnë të tregojnë ndjenjat e tyre dhe gratë nuk e kuptojnë faktin se i dashuri i tyre ka nevojë për mbështetje. Ato mund ta kuptojnë këtë gjë më vonë ose madje edhe mund ta injorojnë.

Të gjithë kemi dëgjuar histori të ndryshme

Ndikimi i eksperiencave të mëparshme dhe shoqëria

Nëse një person ka tradhtuar më parë, ekziston një propabilitet i madh që ata të veprojnë njësoj me një partner të ri. Është interesante si njerëzit përreth ndikojnë gjithashtu në prirjen e dikujt drejt pabesisë. Në një sondazh anonim, më shumë se 75% e burrave që kryenin tradhti bashkëshortore treguan se miqtë e tyre gjithashtu i tradhtojnë gratë.

Të gjithë kemi dëgjuar histori të ndryshme

Marrëdhëniet intime të mërzitshme

Mungesa e emocioneve të reja në jetën seksuale të një personi është arsyeja pse 70% e burrave dhe 49% e grave vendosin të tradhtojnë. Kjo nuk do të thotë që personat që tradhtojnë kanë pasur një marrëdhënie me probleme dhe skandale. Jo, jo. Ata thjesht kanë vendosur të tradhtojnë, sepse intimiteti nën çarçafë nuk ju pëlqen më. Madje ju duket i mërzitshëm.

Të gjithë kemi dëgjuar histori të ndryshme

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon