6 sendet që NUK duhet t’i mbash kurrë në tualet, mund të rrezikosh seriozisht shëndetin

Ndonjëherë mund të rrezikosh edhe shëndetin

Nga Class• 31 October 2019

6 sendet që NUK duhet t’i mbash kurrë në tualet, mund

Ndërsa është mënyra më e thjeshtë për t’i vendosur sendet e përdorimit të përditshëm në tualet, duke e bërë këtë, në fakt e dëmton një pjesë të mirë të tyre, madje mund edhe të rrezikosh edhe shëndetin ndonjëherë. Këtu janë 6 sendet që nuk duhet t’i mbash kurrë në kabinetin e banjës.

6 sendet që NUK duhet t’i mbash kurrë në tualet, mund

Barnat mjekësore

Shumë nga barnat mjekësore duhet të ruhen në temperaturë dhome, por edhe sa më larg lagështirës, sepse përndryshe e humbasin efektin. Tualeti është vendi më i prirur për të pasur temperaturë të lagësht dhe vendi më i varfër për të ruajtur ato sende që kërkojnë thatësirë të plotë.

6 sendet që NUK duhet t’i mbash kurrë në tualet, mund

Vitaminat

T’i mbash vitaminat në tualet është gjithashtu t’i kesh të ekspozuara ndaj lagështirës dhe të ngrohtit. Edhe nëse i ke të fshehura në dollapin e ilaçeve, sërish tualeti nuk është vendi ideal për to.

6 sendet që NUK duhet t’i mbash kurrë në tualet, mund

Make up-i

Edhe këtu dëmi vjen nga ndryshimi i teperaturave. Lagështira ul efektin e make up-it dhe e bën atë të jetë më pak jetëgjatë. Aq më tepër nëse disa nga këto produkte janë të lëngshme, si edhe manikyri.

6 sendet që NUK duhet t’i mbash kurrë në tualet, mund

Furçat dhe fshirëset e make up-it

Këtu ato mund të mbledhin të gjitha bakteret e mundshme që lëvizin në tualet. Por edhe për shkak të lagështirës, e cila i dëmton fijet dhe i bën më të vështira në përdorim.

6 sendet që NUK duhet t’i mbash kurrë në tualet, mund

Furça e dhëmbëve

Është e vërtetë që shumica e njerëzve e mbajnë në tualet furçën e dhëmbëve, por edhe për të këshillohet të mos mbahet aty. Kjo, për arsye se e mban larg nga mikrobet. Një këshillë mjaft e domosdoshme për furçën është që gjithmonë duhet të ketë një kapak mbrojtës, kudo që ta vendosësh.  

6 sendet që NUK duhet t’i mbash kurrë në tualet, mund

Makinat e rrojës

Janë të reja apo të përdorura, kjo nuk ka fare rëndësi. Edhe makinat e rrojës janë në grupin e atyre sendeve që duhen mbajtur larg nga tualeti, sepse nëse do të qëndrojnë për një periudhë kohe të gjatë në ambient të lagësht, ato mund të dëmtohen. Tehu mund t’u prishet, por edhe mund të të infektojnë për shkak të depozitimit të baktereve. Makina e rrojës duhet mbajtur në një vend plotësisht të thatë, pas përdorimit, por mos harro edhe që duhet zëvendësuar shpesh.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon