Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Class Events!

Nga Class 23 October 2019

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Fejesa - një event që lidh dy njerëz të dashuruar, është edhe një arsye e madhe për të festuar. Prandaj, nëse dasma nuk është në planet e afërta të çiftit, çfarë më mirë se një festë fejese mund të mbledh bashkë njerëzit e tyre të dashur? Dhe vjeshta është pa dyshim koha e duhur për të festuar, sidomos për njerëzit romantikë dhe për ata që duan të ndërthurin freskinë dhe ngrohtësinë në një ditë kaq të veçantë.

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Ngjyrat dhe shija e vjeshtës, si dhe dekori i kuruar me detaje nga Class Events janë elementët që sigurojnë një festë të paharrueshme. Prandaj, çifti i këtij eventi kaq special ka bërë zgjedhjen perfekte, duke shtuar edhe prekjen e tyre në çdo kënd të dekorit. Rezultati ishte ashtu siç ata e kishin ëndërruar.

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Fejesa e tyre kishte pafund aromë vjeshte!

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Eventi është organizuar në natyrë dhe në pjesën më të madhe të dekorit mbizotëronin ngjyrat vjeshtake. Ngjyra bazë ishte ajo e tullës, e ndërthurur me vishnjen, të zezën, portokallinë dhe për ta ëmbëlsuar paksa dekorin është përdorur edhe ngjyra blush pink. Tavolinat rrethore me mbulesat e bardha e bënin ambientin të dukej i pastër dhe i rregullt. Karriget ishin tiffany ngjyrë gold, ashtu si serviset, ndërsa sotopjatat dhe qirinjtë janë zgjedhur në ngjyrë të bardhë. Pecetat në ngjyrë tulle janë personalizuar për këtë rast, e gjithashtu sotopjatat.

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Diçka shumë e veçantë që e bënte aromën e vjeshtës të kundërmonte ngado, ishin frutat e stinës që u përdorën për dekor. Në çdo tavolinë kishte fruta të shijshme, si: portokalle, shegë, papaya etj., të cilat qëndronin aq bukur me kompozimet e luleve. Lulet ishin kryesisht trëndafila që me ngjyrat e tyre bënin kontrastin që i duhej ambientit.

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Një fejesë në stinën e vjeshtës nuk mund të dukej më bukur se kaq!

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Fejesë me aromë dhe shije vjeshte

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon