Mësimin më të madh që Lori Hoxha ka marrë nga e ëma duhet ta lexojmë të gjithë ne
Një leksion i rëndësishëm!

Ditët e fundit, ajo është më shumë se kurrë në fokus të medias rozë! Trashëgimtarja e pasur e Top Channel publikoi dje një mesazh dhe një reflektim të gjatë si përgjigje e hapur ndaj një komentuesi që e kritikonte për mungesën e një urimi për të atin e saj të ndjerë në 51-vjetorin e lindjes së tij. Sigurisht, që mesazhi i Lori Hoxhës bëri xhiron e medias dhe në ato pak rreshta u kuptua qartë ndikimi që rrjetet sociale kanë në jetën e një personi të famshëm ose krejt të panjohur.

Në vijim, Lori vendosi që të zbulojë disa të vërteta apo gjëra që nuk i dinim për të dhe jetën e saj përmes "Ask me a question"! Në morinë e pyetje-përgjigjeve që fansat i kishin dërguar, ajo zgjodhi të bëjë publike disa prej tyre. Dhe ne na mbeti në mendje në fakt leksioni për jetën, e një nga më të vlefshmit që ajo ka marrë nga e ëma, Vjollca Hoxha.

"Si të qëndrosh e butë teksa vazhdon të jesh e fortë. Ajo është një mjeshtre në këtë gjë. Ajo femër çfarë nuk ka kaluar dhe sërish bën më të mirën për këdo, pa kërkuar diçka në këmbim. Çdokush ka nevojë për të në jetë",-u shpreh Lori për të ëmën e saj, duke ndarë njëherësh edhe raportin special që ato të dyja kanë me njëra-tjetrën.

Ne mendojmë që ky është një leksion për jetën, i vlefshëm për të gjithë ne e që me siguri pasi ta lexojmë do të na bëjë të reflektojmë mjaftueshëm!



