Duhet t’i keni patjetër! Lulet që do të ndryshojnë komplet pamjen e shtëpisë suaj

Cila është e preferuara juaj?

Nga Class 16 October 2019

Duhet t’i keni patjetër! Lulet që do të ndryshojnë

Edhe nëse nuk jeni nga ata njerëz që i adhurojnë lulet dhe u pëlqen shumë të përkujdesen për to, jemi të sigurt që një luleje në shtëpi nuk do t’i thoshit kurrë jo. Lulet mund të ndryshojnë gjithë pamjen e shtëpisë, prandaj nuk është kurrë ide e keqe t’i shtoni shtëpisë pak freski lulesh. Nëse nuk e kishit menduar ndonjëherë të merrni një lule në shtëpi, hidhuni një sy këtij artikulli, pasi mund të ndryshoni mendim.

Kaktusët e vegjël

Duhet t’i keni patjetër! Lulet që do të ndryshojnë

Nëse jeni më shumë jashtë shtëpisë dhe nuk keni kohë të përkujdeseni për lulet kaktusi është perfekt. Kaktusi është një lule që nuk kërkon shumë përkujdesje, në verë mund ta ujisni vetëm një herë në javë, ndërsa në dimër, edhe më pak.

Aloe Vera

Duhet t’i keni patjetër! Lulet që do të ndryshojnë

Nëse jeni të dhënë pas luleve të thjeshta dhe që ju hyjnë gjithmonë në ndihmë, aloe vera është zgjidhja. Ajo është cilësuar si një nga lulet më ‘bujare’, që mund t’ju vijë në ndihmë si përbërës maskash për fytyrën ose flokët, si dhe për shumë përdorime të tjera. Është një lule që do ju falë shumë harmoni në shtëpi.

Livandoja

Duhet t’i keni patjetër! Lulet që do të ndryshojnë

Përveç aromës së mrekullueshme livandoja do t’i japë shumë dritë shtëpisë suaj. E brishtë, plot ngjyra dhe me një aromë e veçantë kjo lule nuk duhet të mungojë në shtëpinë apo ballkonin e askujt.

Bambuja fatsjellëse

Duhet t’i keni patjetër! Lulet që do të ndryshojnë

Nëse jeni në kërkim të një luleje shumë tërheqëse bambuja është perfekte. Bambuja fatsjellëse është një prej luleve që kërkon ujë një herë në 2 javë dhe pa dyshim do të zbukurojë shtëpinë tuaj. Për më tepër, nëse jeni superticiozë duhet të dini se kjo lule sjell energji pozitive.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon