Ngjarje e rëndë/ Vdes tragjikisht modelja shqiptare dhe i dashuri i saj

E fundit!

Nga Class 15 October 2019

Ngjarje e rëndë/ Vdes tragjikisht modelja shqiptare dhe i dashuri i

Fabula e tyre e bukur e dashurisë "shpërtheu" në asfaltin Via dell'Acqua Vergine pasditen e së dielës, në një përplasje që rezultoi fatale për çiftin e të dashuruarve. Ata udhëtonin me motorr teksa u përplasën me një makinë Mercedes të drejtuar nga A.M, një 34 vjeçar me origjinë rumune. Christian Milo, me profesion fotograf mode i njohur në radhët e artistëve në të gjithë botën dhe e dashura e tij, modelja shqiptare Stella Vasilika Kërxhalli, 31 vjeç, ishin viktimat e këtij aksidenti të rëndë.

Ngjarje e rëndë/ Vdes tragjikisht modelja shqiptare dhe i dashuri i

Mësohet, sipas raportimeve të policisë italiane se fotografi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa modelja gjatë rrugës teksa po transportohej për në spitalin e përgjithshëm Tor Vergata.

Ngjarje e rëndë/ Vdes tragjikisht modelja shqiptare dhe i dashuri i

Ata ishin njohur shtatë vite më parë gjatë realizimit të një sesioni fotografik. Miqtë thonë se ishin shumë të dashuruar, kishin blerë një shtëpi së fundmi dhe pritej që ata të kurorëzonin dashurinë në altar.

Ngjarje e rëndë/ Vdes tragjikisht modelja shqiptare dhe i dashuri i

Projekti i fundit i modeles së ndjerë ishte kopertina e revistës “Vogue”, versioni portugez dhe fotot ishin të gjitha të realizuara nga i dashuri i saj, Christian Milo.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon