Këngëtari i njohur e quan Michael Jackson-in të sëmurë mendor
Ai nxjerr të pathënat e jetës së Jackson

Këngëtari i famshëm Elton John e ka quajtur Michael Jackson-in të sëmurë mendërisht në librin e tij të fund, të titulluar “Me”. Në këtë libër John flet shumë për Jackson duke qenë se ata njiheshin prej shumë vitesh dhe sipas Elton John, vitet e fundit të jetës së tij, ylli i popit nuk ishte më njësoj. Ndër të tjera, ai thekson se gjendja e tij mendore ishte e rënduar.

“E kam njohur Michael- in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj, krejt papritur, nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge po merrte, por sa herë që e takoja në vitet e fundit të jetës së tij, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet i sëmurë mendërisht. Ishte e vështirë të kaloje kohë me të”, -shkruan John.

Madje, ai tregon një episod ku në një festë që ai kishte organizuar në shtëpi, kishte ftuar edhe Michael-in. Pak pasi kishte mbërritur në festë, Jackson ishte mënjanuar nga të ftuarit dhe nisi të luante me djalin e shërbëtores se John.
“Nuk e di pse, por ai nuk e përballonte dot shoqërinë e të rriturve”, -shprehet John.
Libri i Elton John, “Me”, do të publikohet të martën, por disa media ndërkombëtare kanë mundur të sigurojnë kopje të tij dhe diskutimet rreth atye çfarë shkruhen kanë filluar prej kohësh.




