A janë të dëmshëm magnetet që mbajmë në dyert e frigoriferëve? Kjo është e vërteta

Mësojeni edhe ju tani!

Nga Class 1 October 2019

A janë të dëmshëm magnetet që mbajmë në dyert

Magnetët janë suvenirët më të blerë të këtyre viteve të fundit, por disa thonë që ato mund të shkaktojnë kancer. Cili nga ju nuk ka magnetë të tillë që nuk i ka blerë në udhëtimin e fundit jashtë vendit apo gjatë pushimeve? Si dhuratë për një mik ose i një blerje interesante për veten. Magnetet në dyert e frigoriferëve janë një nga gjërat e pashmangshme që thuajse të gjithë ne i posedojmë në shtëpitë tona.

A janë të dëmshëm magnetet që mbajmë në dyert

Por, ruani qetësinë! Nuk bëhet fjalë për kancer apo shkaktim të problemeve serioze me shëndetin. Maksimumi që mund të shkaktojnë magnetët janë dëmtimi i pajisjeve.  Siç kanë thënë vazhdimisht ekspertët, magnetet në frigorifer nuk shkaktojnë ndonjë problem fizik në trup, por përkundrazi ato mund të prishin pajisjen të cilës i janë bashkuar, përgjithësisht frigoriferi. Disa studime, në të vërtetë, kanë zbuluar se fusha magnetike e gjeneruar nga magnetet mund të shkatërrojë mbi të gjitha frigoriferët e rinj, ato të gjeneratës së fundit, veçanërisht nëse janë të pajisura me një ekran me prekje ose aksesorin që përgatit akullin.

A janë të dëmshëm magnetet që mbajmë në dyert

Gjatë viteve të fundit është përhapur bindshëm lajmi që i referohet hulumtimeve të Universitetit të Princeton se mbajtja e këtyre magneteve në frigorifer e dëmton shëndetin deri në atë pikë sa shkakton kancer.

A janë të dëmshëm magnetet që mbajmë në dyert

Për t'i dhënë fund këtij lajmit të rremë, Instituti i Lartë i Shëndetit italian ka vendosur të vendos pikë mbi këtë gënjeshtër dhe të deklarojë se nuk ka prova të shëndosha shkencore. Sipas ekspertëve, në fakt, ekspozimi ndaj fushave magnetike të krijuara nga magnetet nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për mbinxehjen e indeve dhe rritjen rrjedhimisht të probabilitetit të kontraktimit të kancerit, ndryshe nga sa mund të bëjë tymi i cigares.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon