A është normale të kesh shumë sekrecione vaginale me një erë të rëndë? Mësojeni tani

Po apo jo?

Nga Class• 28 September 2019

A është normale të kesh shumë sekrecione vaginale me

Jam 17 vjeç. Nuk jam seksualisht aktive. Kam kryer marrëdhënie seksuale vetëm një herë, por edhe më parë kam pasur probleme me sekrecionet vaginale. Kam shumë sekrecione vaginale, me një erë të rëndë (por jo si peshk). Kur nisa të përdorja pilula për kontrollin e lindjes, dukej sikur kisha më pak sekrecione, por mami ma ndaloi përdorimin e tyre dhe tani më është shfaqur sërish ky problem. A kam ndonjë problem shëndetësor? Duhet të bëj ndonjë kontroll?

A është normale të kesh shumë sekrecione vaginale me

Duhet të qetësoheni. Ajo çfarë po përshkruani nuk duket si problem me sekrecionet vaginale. Është krejtësisht normale dhe e shëndetshme të kesh sekrecione të bardha (mund të duken si të verdha kur thahen) që kanë një aromë të caktuar, edhe të rëndë.

Në disa ditë mund të keni më shumë sekrecione. Duhet që shqetësoheni nëse sekrecionet fillojnë të kenë erë të rëndë si peshk ose ndryshojnë shumë në ngjyrë apo formë. Sekrecionet në ngjyrë të verdhë ose jeshile mund të jenë shenjë e një infeksioni, si infeksionet seksualisht të transmetueshme ose vaginoza bakteriale, ndërsa sekresionet shumë të trasha dhe në ngjyrë të bardhë mund të jenë shenjë e një infeksioni mykotik.

Burimi: JoTabu.al

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon